Bota

Shtimi i rasteve me koronavirus/ Vendet që kanë rikthyer izolimin si shkak i pandemisë

14 Korrik 2020, 18:03 Nga DOSJA
Shtimi i rasteve me koronavirus/ Vendet që kanë rikthyer izolimin si

Situata e vështirë e pandemisë në të gjithë botën javët e fundit është përkeqësuar. Në këtë mënyrë shumë vende janë detyruar të rimbyllin disa rajone.

Afrika e Jugut ka rikthyer një shtetrrethimin sëfudnmi. Kryeqyteti kolumbian Bogota, për dy javë do të jetë i izoluar.

Qyteti i dytë më i madh në Australi, Melbourne, javën e kaluar izoloi 5 milionë banorë për gjashtë javë. Viktoria, në juglindje të Australisë, ka mbyllur kufijtë me Uellsin e Ri Jugor dhe Australinë e Jugut.

Gjithashtu edhe Izraeli ka shtuar masat, pas rritjes së numrit të të infektuarve.

Ndërsa në Azi, një zonë në Philippines, pritet të izolohet për dy javët e ardhshme. Organizata Botërore e Shëndetit ka paralajmëruar se fundi i epidemisë është ende shumë larg, dhe nëse situata do të vijojë me numra të tilla.

“Nëse nuk ndiqen rregullat bazë, kjo pandemi do të shkojë vetëm në një drejtim. Do të përkeqësohet dhe përkeqësohet.”– ka deklaruar kreu  i OBSH-së.

Covid-19 shpërtheu në Kinë prej në fund të dhjetorit të 2019 e në mars të 2020 në mbarë botën, por Covid-19 vijon të jetë ende një kërcënim për botën. Deri më tani në gjithë globin janë infektuar 13,269,390 persona. Ndërkohë 576,432 të tjerë kanë humbur jetën. Lajm i mirë është se betejën me COVID-19 e kanë fituar 7,738,158 qytetarë.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll