Bota

Ish- e dashura e Jeffrey Epstein mohon akuzat  e trafikimit të të miturve, kërkon lirimin me kusht në këmbim të 5 milion

14 Korrik 2020, 17:51 Nga DOSJA
Ish- e dashura e Jeffrey Epstein mohon akuzat  e trafikimit të të

SHBA-Ghislaine Maxwell, socialite britanike dhe ish-e dashura e fajtorit të ndjerë të dënuar amerikan Jeffrey Epstein, ka deklaruar ditën e sotme se nuk është fajtore për akuzat e trafikimit të të miturve. Ajo e paraqiti këtë kërkesë në një seancë dëgjimore përmes lidhjes video në New York.

Avokatët e saj kanë kërkuar lirimin e saj me kusht prej 5 milion dollarë (4 milion) për shkak të rrezikut të marrjes së koronavirusit në burg. Ajo u arrestua në 2 korrik dhe mohon akuzat kundër saj. Ajo përballet deri në 35 vjet nëse dënohet. Prokurorët federale të SHBA thanë që ajo ishte një rrezik “ekstrem”  dhe duhet të mbetet në arrest.

Prokurorët pohojnë se midis 1994 dhe 1997, Maxwell ndihmoi vajzat e Epsteinit të moshës 14 vjeç. Epstein vdiq në burg në 10 gusht ndërsa priste gjyqin e tij për akuzat e trafikut seksual. Vdekja e tij dyshohet se ishte vetëvrasje.

Javën e kaluar, avokatët e zonjës Maxwell thanë se ndalimi i saj në Qendrën e Paraburgimit Metropolitane në Brooklyn, Nju Jork, e vuri atë në “rrezik serioz” të kontraktimit të koronavirusit.

Katër nga akuzat me të cilat përballet zonja Maxëell lidhen me vitet 1994-97 kur ajo ishte midis bashkëpunëtorëve më të afërt të Epsteinit dhe gjithashtu kishte një “marrëdhënie intime” me të. Dy akuzat e tjera janë pretendime për shkelje në vitin 2016.

Burimi: BBC

(A.K.Dosja.aI)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ghislaine maxwell jeffrey epstein shba ghislaine maxwell jeffrey epstein shba

Sondazh

Poll