Bota

Mbyllet edhe dita e dytë e intervistimit të Thaçit në Hagë, presidenti asnjë koment me mediat, futet dhe del i heshtur nga

14 Korrik 2020, 11:36 Nga DOSJA
Mbyllet edhe dita e dytë e intervistimit të Thaçit në

HOLANDË– Presidenti Hashim Thaçi ka shkuar sërish në Gjykatën Speciale në Hagë, për t’ju nënshtruar ditës së dytë të intervistimit nga Zyra e Prokurorisë së Specializuar.

Ndryshe nga dje, sot kreu i shtetit të Kosovës, teksa po hynte për në Prokurori, ka zgjedhur që të mos prononcohet për media duke mos dhënë asnjë detaj lidhur me vijimësinë e procesit. Dje, Thaçi ishte brenda godinës për më shumë se 6 orë, duke dhënë sqarime për të gjitha pyetet e hetuesëve.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe kur ka dalë pasi nuk është pronocuar pas 6 orësh intervistim. Ndërsa dje Thaçi deklaroi në një komunikim të shkurtër se ishte biseduar lidhur me çështje teknike dhe sqaruese për aktivitetin e Ushtrisë Çlirimtare gjatë luftës së Kosovës.

“Dëgjova shkëmbime teknikalitetesh të ndryshme mes avokatit, Pierre-Richard Prosper dhe prokurorëve. Do të thotë çështje sqaruese, teknike. E, në të njëjtën kohë, edhe ato fillestaret të interesimit të prokurorëve për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”.- tha ai.

Edhe pse Thaçi nuk ka folur për mediat kur doli në orën 19:00, mësohet nga mediat vendase se do të rikthehet sërish nesër në orën 13:00.

Më 24 prill, Prokuroria ka paraqitur një aktakuzë për rreth 100 krime lufte kundër presidentit Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe 9 luftëtarëve të tjerë, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë.

Edhe pse aktakuza ishte vendosur që në prill, më 24 qershor, pak para se Thaçi të mbërrinte në Uashington për takimin me përfaqësuesit e Serbisë në Shtëpinë e Bardhë në media u shpërnda lajmi për akuzat ndaj tij.

Thaçi, nuk ka pranuar të heqë dorë nga posti i tij dhe ka shkuar në Hagë si presidenti i vendit. Ai ka deklaruar se do të japë dorëheqje nga posti i presidentit, nëse aktakuza kundër tij konfirmohet.

(k.m;a.c/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni akuzat mbi hashim thaçin gjykata speciale ne hage hashim thaci hashim thaci ne hage akuzat mbi hashim thaçin gjykata speciale ne hage hashim thaci hashim thaci ne hage

Sondazh

Poll