Bota

Përfundon dita e dytë e intervistimit të Thaçit në Hagë, del i heshtur

14 Korrik 2020, 17:10 Nga DOSJA
Përfundon dita e dytë e intervistimit të Thaçit në

HOLANDË– Përfundon dita e dytë e intervistimit të Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi nga Prokuroria Speciale në Hagë. Edhe ditën e sotme marrja në pyetje për Presidentin Thaçi ka zgjatur gjashtë orë.

Sot ka qenë dita e dytë që Thaçi paraqitet në Prokurorinë e Hagës, por ndryshe nga dita e djeshme në hyrje Presidenti nuk është prononcuar për mediat, duke mos dhënë asnjë detaj lidhur me vijimësinë e procesit.

Thaçi ka zgjedhur të mos prononcohet për mediat sikurse bëri edhe para se të hynte në Prokurori, por sipas mediave vendase do të rikthehet sërish nesër në orën 13:00.

Dje Thaçi deklaroi se pas intervistimit se aty  ishte biseduar për çështje teknike dhe sqaruese dhe se kishte pasur interesim fillestar të prokurorëve për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Dëgjova shkëmbime teknikalitetesh të ndryshme mes avokatit, Pierre-Richard Prosper dhe prokurorëve. Do të thotë çështje sqaruese, teknike. E, në të njëjtën kohë, edhe ato fillestaret të interesimit të prokurorëve për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”.- tha ai.

Aktakuza mbi Thaçi erdhin që prej datës 24 qershor nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, vetëm tre ditë përpara takimit të organizuar në Washington për dialogun Kosovë-Serbi ku do të merrte pjesë dhe Thaçi.  Thaçi, nuk ka pranuar të heqë dorë nga posti i tij dhe ka shkuar në Hagë si presidenti i vendit. Ai ka deklaruar se do të japë dorëheqje nga posti i presidentit, nëse aktakuza kundër tij konfirmohet.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hashim thaci ne hage hashim thaçi nën akuze hashim thaci ne hage hashim thaçi nën akuze

Sondazh

Poll