Rriten tensionet/ SHBA kundërshton hapur pretendimet e Kinës në Detin e Kinës së Jugut
14 Korrik 2020, 17:03Nga DOSJA
SHBA– Ditën e djeshme Shtetet e Bashkuara kanë kundërshtuar pretendimet territorial të Kinës së Jugut duke tërhequr një përgjigje të zemëruar nga Pekini, i cili tha se Uashingtoni po përpiqej të ndizte tensionet në rajon.
Sekretari i Shtetit Amerikan Mike Pompeo në një deklaratë për shtyp tha se Kina nuk ka ofruar asnjë bazë koherente ligjore për ambiciet e saj në Detin e Kinës së Jugut dhe prej vitesh po përdor kërcënime kundër shteteve të tjera bregdetare të Azisë Juglindore.
“Ne po e bëjmë të qartë: pretendimet e Pekinit për burime në det të hapur në pjesën më të madhe të Detit të Kinës së Jugut janë plotësisht të paligjshme, siç është fushata e tij për t’i kontrolluar ata. Bota nuk do ta lejojë Pekinin të trajtojë Detin e Kinës së Jugut si perandorinë e tij detare.” tha Pompeo.
Si përgjigje, ambasada kineze në SHBA e përshkroi njoftimin e Pompeos si “plotësisht të pajustifikuar” dhe akuzoi Uashingtonin per nxitje tensionesh.
Kujtojme se Shtetet e Bashkuara kanë kundërshtuar për një kohë të gjatë pretendimet e zgjeruara territoriale të Kinës në Detin e Kinës së Jugut, duke dërguar anije luftarake rregullisht përmes rrugës ujore strategjike për të demonstruar lirinë e lundrimit atje.
SIRI– Të paktën tre ushtarë rusë në një patrullë të përbashkët ruso-turke në veriperëndim të Sirisë janë lënduar si shkaki shpërthimit të një bombe ditëne sotme...
UKRAINË– Aksidenti fatal që ndodhi në janar të këtij viti tronditi botën. Avioni ukrainas që u rrëzua në në Iran shokoi botën , ku vdiqën të 176 personat...
KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka marrë vendim që të lirojë Muhamet Mustafën nga detyra e këshilltarit politik për ekonomi.Në vendimi...
GJERMANI– Kancelarja gjermane Angela Merkel tha të hënën se nuk është e qartë nëse vendet anëtare të BE-së do të arrijnë një marrëveshje për një fond rimë...
ARGJENTINË- Argjentina po përpiqet të zbulojë se si u infektuan 57 marinarë pas 35 ditësh të kaluara në det, duke qenë se këto të fundit kishin rezultuar4 ...
KOSOVË– Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka njoftuar se ka vdekur një e infektuar me koronavirus nga kjo komunë.Ky lajm vjen në një kohë kur...
FRANCË- Franca bën të detyrueshme vendosjen e maskës parandaluese për Covid-19 në vendet e mbyllura publike.Lajmin e ka bërë të ditur vet Macron në një in...
BOSNJE– Bosnje dhe Hercegovina ka njoftuar ditën e sotme se do të hapë kufijtë e saj për qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të zonës Shengen.Ndërkohë krye...