Bota

Patrulla e përbashkët Ruso -Turke në Siri/ Shpërthen bomba, plagosen rëndë tre ushtarë

14 Korrik 2020, 17:00 Nga DOSJA
Patrulla e përbashkët Ruso -Turke në Siri/ Shpërthen bomba,

SIRI– Të paktën tre ushtarë rusë në një patrullë të përbashkët ruso-turke në veriperëndim të Sirisë janë lënduar si shkaki shpërthimit të një bombe ditëne sotme.

“Tre ushtarë rus u plagosën lehtë.”-njoftoi reporteri arab i Al Jazeera, Maan Alkhoder, duke cituar opozitën siriane.

Siç shkruajnë edhe mediat e huaja Turqia dhe Rusia po kryenin një patrullim të përbashkët në rajonin e Idlib ku kanë hasur me një bombë e cila ishte e ngulitur në tokë, ku si pasojë shumë ushtarë u plagosen rëndë.

Trupat e plagosur janë evakuuar në bazën ushtarake të Rusisë në Khmeimim në bregdetin e Mesdheut, tha qendra e pajtimit dhe shtoi se trupat turke gjithashtu janë plagosur.

Mësohet se bomba ishte e vendosur nga militantët sirian në zonën e Ariha provincë e rajonit të Idlibit, autoblindat Ruso-Turke shkelën mbi të dhe si pasojë 3 ushtarë Rus dhe disa Turq mbetën të plagosur rëndë.   Rusia po evakuonte pajisjet e saj nga zona dhe po lëvizte trupat në bazën ajrore të Hmeimim ku disa prej tyre do të merrnin trajtim, thuhet në deklaratën ruse.

Kujtojmë se Turqia dhe Rusia, të cilat mbështesin palët kundërshtare në luftën e Sirisë, u dakordësuan në mars për një armëpushim dhe patrulla të përbashkëta pas javëve të përplasjeve që i çuan ata në prag të konfrontimit të drejtpërdrejtë.

Burimi: themoscowtimes

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota plagosen 3 ushtare shperthen bomba ne siri plagosen 3 ushtare shperthen bomba ne siri

Sondazh

Poll