Bota

Rrëzimi i avionit në Teheran/ Ukraina: Është ende herët për të konfirmuar se gabim njerëzor

14 Korrik 2020, 16:52 Nga DOSJA
Rrëzimi i avionit në Teheran/ Ukraina: Është ende herët

UKRAINË– Aksidenti fatal që ndodhi në janar të këtij viti tronditi botën.  Avioni ukrainas që u rrëzua në në Iran shokoi botën , ku vdiqën të  176 personat që ndodheshin brenda tij.

Një ditë më parë pala Iraniane ka deklaruar se ishte një gabim njerëzor ajo që ndodhi, pra thuhet se mungesa e komunikimit shkaktoi tragjedinë.

Pas kësaj deklarate ka ardhur menjëherë reagimi i Ministrit të Jashtëm Ukrainas, i cili shprehet se është ende herët për të nxjerrë rezultate mbi shkaqet e aksidentit.

Ky raport është publikuar nga Organizata e Aviacionit Civil Iranian, në të cilin thuhet se avioni u rrëzua aksidentalisht, duke vrarë 176 njerëz në bord, për shkak të keqpërdorimit të një sistemi radar dhe mungesës së komunikimit midis operatorit të mbrojtjes ajrore dhe komandantëve të tij.

Ndërkohë Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba tha në një konferencë online se shumë pyetje kanë mbetur pa përgjigje.

“Dua të theksoj qartë: është herët të themi se avioni u rrëzua si rezultat i gabimit njerëzor, siç pretendon pala iraniane. Ne kemi shumë pyetje, dhe kemi nevojë për një numër të madh përgjigjesh, të paanshme dhe objektive për atë që ndodhi.”-deklaroi ai.

Më 8 janar avioni ukrainas “Boeing 737”, i kompanisë “Ukranian Airlines”, u rrëzua në Iran me 176 njerëz brenda, ku të  gjithë kanë humbur jetën. Aso kohe Ambasada ukrainase në  Iran konfirmoi se shkak për  rrëzimin e avionit është bërë defekti i motorit, duke qetësuar qytetarët se nuk ka lidhje me sulm terrorist.Ndërkohë që sot kanë kaluar më shumë se  6 muaj nga aksidenti ende nuk është gjetur shkaku i vërtetë i rrëzimit të avionit.

Burimi: Ndtv 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota rrezimi i avionit ne iran rrezimi i avionit ne iran

Sondazh

Poll