Dy viktima në 24 orët e fundit, shënohen edhe 96 të tjerë të infektuar
14 Korrik 2020, 08:32Nga DOSJA
TIRANË– Dy persona të tjerë kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri. Në një deklaratë për mediat, Rovena Daja nga ISHP-ja, njoftoi se 2 qytetare, një 64-vjeçare nga Shkodra dhe një paciente 63-vjeçare nga Elbasani, nuk kanë mundur të mbijetojnë.
Gjithashtu, Daja deklaroi se gjatë 24 orëve të fundit kane rezultuar pozitivë me Covid-19 edhe 96 qytetarë. Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 451 person adhe 96 prej tyre kanë dalë pozitivë.
Ndërkohë, vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv dhe situata paraqitet shumë serioze. Aktualisht janë të shtruar 90 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 5 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 51 raste në Tiranë, 6 në Shkodër, 5 në Durrës, nga 4 raste në Elbasan, Pogradec, nga 3 raste në Krujë, Kukës, nga 2 raste në Fier, Lezhë, Kavajë, Kamëz, Dibër, dhe nga 1 rast në Kurbin, Korçë, Devoll, Has, Lushnje, Mat, Përmet, Sarandë, Prrenjas, Bulqizë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 48 qytetarë, duke e çuar në 2062 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1508 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton edhe një herë për masat e thjeshta që duhet të respektojë çdo qytetar në përditshmëri: Mbani duart të pastra dhe mos e prekni fytyrën Ruani distancën në ambientet publike. Kudo kur kjo nuk është e mundur, vendosni maskë apo barrierë mbrojtëse. Shmangni grumbullimet me shume njerëz pasi është rrezik për përhapjen e infektimit nga Covid19. Kontaktoni nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 me mjekun e familjes. Nëse nuk është e domosdoshme evitoni kontaktin me institucionet shëndetësore.
COVID-19 – Statistika (14 Korrik 2020) Testime totale 33389 Raste pozitive 3667 Raste të shëruara 2062 Raste Aktive 1508 Humbje jete 97 (Qarku Tiranë 49, Shkodër 17, Durrës 15, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 2, Kukës 1, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1)
TIRANË– Dy persona kanë rënë në pranga ndërsda një tjetër është shpallur në kërkim pasi akuzohen për kalimin e mallrave kontrabandë. Sipas njoftimit ...
TIRANË– Eurostat ka publikuar fakte dhe shifra për disa shtete të Ballkanit që janë në negociata për bisedime pranimi dhe anëtarësimi në Bashkimin Eu...
TIRANË– Duke nisur nga muaji korrik, mijëra ushtarakë shqiptarë do të kenë çdo muaj në pagën e tyre, një shtesë prej 10 mijë lekësh, si kompesim për...
DURRËS– Pesë persona kanë rënë në pranga, ndërsa tetë të tjerë janë shpallur në kërkim pasi akuzohen se ndihmonin persona që u ndalohet të shkelin në vende...
TIRANË– Shefi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Andi Koraqi ka deklaruar se vaksina për Covid-19, mund të dalë në fund të muajit dhjetor të këtij viti, ose ...
TIRANË– Shefi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Andi Koraqi ka komnetuar faktin që në Shqipëri, rastet me Covid-29 po shtohen masivisht. Në një lidhje...
TIRANË– Tre persona të tjerë janë infektuar me Covid-19. Mësohet se personat në fjalë janë punonjës të Bibliotekës Kombëtare.Prej ditësh, tre persona...
TIRANË– Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka publikuar studimin përfundimta në lidhje me përhapjen e koronavirusit nga ajri.Përmes një statusi në rrjetet ...
TIRANË– Një qytetar i identifikuar si Nesim Maxhuni u ka bërë thirrje të gjithë të tjerëve që të respketojnë masat e marra për kohën gjatë pandemisë ...
FIER– Katër persona janë vënë në pranga pasi akuzohen se kanë kultivuar kanabis. Sipas njoftimit nga Policia e Fierit, mësohet se tre të rinj dhe një 60-v...