Aktualitet

Po shëtiste, burrit i pushon zemra në mes të plazhit, në Durrës

14 Korrik 2020, 05:04 Nga DOSJA
Po shëtiste, burrit i pushon zemra në mes të plazhit, në

DURRËS– Një 80-vjeçar i identifikuar si Xh.Kamberi ka humbur jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur si “Hekurudha dhe liria”, në zonën e plazhit në Durrës.

Kamberi kishte dalë të shëtiste, por pak minuta pasi ka ecur, i ka pushuar zemra dhe është dergjur në tokë. 

Paraprakisht dyshohet se 80-vjeçari ka pësuar atak kardiak, por pritet që autopsia të tregojë se çfarë ia ka shkaktuar problemin në zemër, të moshuarit. 

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 14.07.2020, rreth orës 05:30, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, në rërë të breg detit, është gjetur pa shenja jete shtetasi Xh.K., rreth 80 vjeç, banues në Durrës. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet durres vdes 80-vjecari ne durres durres vdes 80-vjecari ne durres

Sondazh

Poll