Aktualitet

Konfirmohet një rast i ri në Policinë e Elbasanit, me COVID-19 shefi i policimit në komunitet

13 Korrik 2020, 20:43 Nga DOSJA
Konfirmohet një rast i ri në Policinë e Elbasanit, me COVID-19

ELBASAN- Një tjetër rast me COVID-19 është konfirmuar sot në Drejtorinë e Policisë në Elbasan. Sipas informacioneve bëhet me dije se më koronavirus është prekur shefi i policimit në komunitet.

Elbasani është një ndër qytetet me të prekura dhe Policia është një nga institucionet që ka më shumë persona me COVID-19.

Po sot është konfirmuar dhe një tjetër rast në Drejtorinë e Policisë, ku mësohet se është infektuar një punonjëse e zyrës së pritjes për qytetarët. Pak ditë më parë janë konfirmuar si të prekur dhe dy efektivë të Rrugores.

Ndërkohë sot janë shënuar dhe 2 viktima të tjera janë shënuar nga COVID-19 në 24 orët e fundit. 117 persona janë të infektuar ndërsa 68 janë shëruar nga koronavirusi. Në 24 orët e fundit ka shtim të pacienteve të shtruar, ku aktualisht janë 85 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rëndë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet covid ne elbasan koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 covid ne elbasan koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll