Aktualitet

Pëllumb Xhufi rrëfen ‘sekretet’ e Sazanit: Ka qenë tokë e lakmuar nga pushtuesit, kanë zbarkuar dhe anije pirate

13 Korrik 2020, 20:23 Nga DOSJA
Pëllumb Xhufi rrëfen ‘sekretet’ e Sazanit: Ka qenë

VLORË- Historiani Pëllumb Xhufi, ka treguar sot detaje nga historia e Ishullit të Sazanit, i cili tashmë është i hapur për turistët dhe i vizitueshëm nga të gjithë. Në një intervistë në “Real Story”, Xhufi u shpreh se Sazani ka qenë një ishull i lakmuar nga pushtuesit dhe në të historikisht janë bërë ankorime anijesh.

Historiani shtoi se në Sazan kanë zbarkuar anije pirate nga vende të ndryshme të Mesdheut dhe Europës.

Sazani është ishulli ynë dhe duhet të krenohemi me të. Balsha i Dytë i Shkodrës, në marrëveshje me prindër të tjerë mori Vlorën dhe një pjesë e mirë e qytetit ikën në Sazan. Ka ndërhyrë edhe flota veneciane. Ka qenë vend i lakmuar nga pushtues të ndryshëm. Sazani nuk ka qenë vetëm bazë e përkoheshme veneciane, por ishte vend piratësh. Këtu vinin anije”, tha Xhufi.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ishulli i sazanit pëllumb xhufi ishulli i sazanit pëllumb xhufi

Sondazh

Poll