Politike

FOTO/ ‘Erdhën në lokal, pinë 40 birra dhe ikën pa paguar’, denoncimi i pazakontë tek Berisha: Policët hëngrën mish e

13 Korrik 2020, 19:33 Nga DOSJA
FOTO/ ‘Erdhën në lokal, pinë 40 birra dhe ikën pa

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë sot një denoncim të pazakontë. Një pronar lokali i ka dërguar sot një foto dhe denoncon një shef Policie.

Denoncuesi shkruan se shefi  qarkullimit Artan Arapi ka qenë sot në lokalin e tij dhe kanë pirë 40 birra dhe kanë ikur pa paguar. Policët siç shihen dhe në foto janë duke festuar me birrë, e cila është e ndaluar që të konsumohet në krye të detyrës. 

Të gjithë policët janë me uniformë dhe tregon se kanë qenë në krye të detyrës, duke e shkelur më shumë ligjin e Policisë së Shtetit.

Ky komandanti i qarkullimit në foto Artan Arapi sot ka ardhur në lokalin tim dhe kanë pirë 40 birra bashkë me tre policë kanë ngrënë mish dhe kanë ikur pa paguar duke më thënë vetëm falemiderit”, shkruan denoncuesi.

Teksa ka publikuar foton, Berisha shkruan se kjo është narkopolicia e Edvin Hajdutit. “Akuzon narkokomisarin se pasi pi 40 birra ne lokalin e tij refuzon dhe iken pa paguar. Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital. Kjo eshte narkopolicia e Edvin Hajdutit. Sb”, shkruan Berisha.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike artan arapi sali berisha artan arapi sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 13 Korrik 2020, 18:18

TIRANË- Deputeti Lefter Maliqi ka treguar sot marrëveshjen e vitit 2-017 që ka bërë me Edi Ramën, që e detyroi atë të largohej nga Lulzim Basha. Në një int...

Politike 13 Korrik 2020, 16:28

TIRANË -Instituti i Studimeve Politike ka reaguar pas mbledhjes së Komisionit për Shkarkimin e Ilir Metës, ku u përcaktuan dy relatorët. ISP ka vënë në duk...