Rama inauguroi By Pass-in e Tepelenës, Berisha: Prokurimi i rrugës është bërë që në vitin 2009, kjo është një pafytyr
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vizitës së Kryeministrit Edi Rama në Tepelenë. Në një postim në mediat sociale, Berisha shkruan se Rama ka gënjyer publikun sot kur ka thënë se ka inauguruar By Pass-in e qytetit, pasi rruga e re është shtruar mbi segementin ekzistues.
Më tej Berisha shkruan se prokurimi i rrugës është bërë që në vitin 2009 dhe ka qenë projekt bashkë me Levan-Tepelenë. “Me kete rast i them Edvin Hajdutit se projekti i Bajpassit te Tepelenes ekziston dhe sipas atij projekti rruga nga Gjirokaster kalonte pa hyre ne Tepelene me ure ne anen tjeter te Vjoses dhe rikthehej ne aksin e rruges Tepelene – Memaliaj”, shton ish-kreu i qeverisë.
POSTIMI I PLOTË
Nje genjeshter me bisht dhe vjedhje taze e Edvin Hajdutit prej 22.8 milione Euro!!!! Sot Edvin Hajduti vizitoi baypassin e Tepelenes! Cila eshte e verteta. 1-Segmenti i rruges qe serviret duke mashtruar si baypass nuk eshte baypass por eshte fiks ne trajektoren e rruges se meparshme. 2-ky segment eshte prokuruar si segment i rruges Levan – Tepelene qe ne vitin 2009 3-Traseja e tij perfshi ketu zgjerimin edhe me soleta mbi Vjose te nje pjese te tij te shkurter ka perfunduar para zgjedhjeve te vitit 2013 dhe kete e dine qindra e mijra udhetare qe kane bere rrugen Levan – Tepelene para dhe pas qershorit te vitit 2013.
Kjo eshte nje pafytyresi por kur nuk ke fytyre si puna e Edvin Hajdutit e fyen pafytyresine ta quash te tille. 4-Por ajo u perfundua plotesisht vetem 7 vjet me vone dhe vetem e vetem per te vjedhur 22,8 milione euro ne nje kohe qe ajo duhet te perfundonte brenda shumes se prokuruar te rruges Levan – Tepelene. Kjo eshte nje vjedhje dhe nje genjeshter e neveritshme. Ne foto keni Edvin Hajditin dhe Termet Peçin qe festojne perfundimin pas 7 vitesh te nje segmenti rruge 2,3 km me trase plotesisht te perfunduar para qershorit te vitit 2013.
ps: Me kete rast i them Edvin Hajdutit se projekti i Bajpassit te Tepelenes ekziston dhe sipas atij projekti rruga nga Gjirokaster kalonte pa hyre ne Tepelene me ure ne anen tjeter te Vjoses dhe rikthehej ne aksin e rruges Tepelene – Memaliaj. Projekti nuk u zbatua sepse autoritetet e Tepelenes kundershtuan me te drejte pasi e demtonte ekonomikisht qytetin e Tepelenes. sb
Kryeministri Edi Rama inauguroi sot by-passin e Tepelenës, i shoqëruan nga kreu i Bashkisë Tepelenë, Tërmet Peçi, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Ballu dhe deputetja Mirela Kumbaro. Gjatë inaugurimit, Peçi i thuri elozhe Ramës, duke thënë se investimin e bëri komandanti i tij, duke iu referuar Ramës.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Ndryshimi i Kushtetutës me opozitën e re, PD dhe aleatët: Provokim i ulët i Ramës, prishi konsensusin që u arrit me ndërm
TIRANË- Opozita e Bashkuar ka dalë sot me qëndrim të unifikuar për Reformën Zgjedhore. Në një deklaratë për mediat, PD dhe aleatët e saj shprehen se dënojn...
Halil Jakimi shpreh dëshirën për një mandat të dytë: Tani jam i fokusuar tek Zgjedhorja, më pas do u kërkoj votën dibra
DIBËR- Deputeti Halim Jakimi, i dalë nga listat e Partisë Demokratike dhe tashmë është pjesë e opozitës së re ka shprehur dëshirën për të qenë sërish pjesë...
Me dhallë, mish të pjekur, sallatë e shesh më shesh… Rama hyn në sofrën labe, Tërmet Peçi e sheh si ëngjëll, baxhoxh
TEPELENË– Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot në një bujtinë në fshatin Dukaj të Tepelenës, ku edhe ka inspektuar nga afër prodhimin vendas. Bashkë me të k...
Zhupa denoncon: Drejtoresha e kopshtit 18 pranon fëmijët e të infektuarve, i jepet urdhër nga lart
TIRANË- Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka bërë sot një denoncim dhe akuzon punonjësit e kopshut Nr. 18 në Tiranë se kanë pranuar fëmijën e nj...
“Të hiqet taksa në Rrugën e Kombit”, zbulohet porosia që zëvendës kryeministrja e Kosovës i la Braçes
TIRANË- Zëvendës Kryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj Halimaj ka zhvilluar sot një takim në Tiranë dhe është takuar me zëvendës kryeministrin Erion Bra&...
Debatet te Komisioni për shkarkimin e Metës, Zeneli: U ngrit për anën e paligjshmërisë, pastaj shto ujë shto miell. Përg
TIRANË – Kreu i Komisionit Hetimor për Shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta, Ulsi Manja, u përplas me deputetin e opozitës së re, Alban Zeneli. Ky i fundit,...
Raporti përfundimtar për shkarkimin e Metës, Manja propozon datën 18 korrik, Fino kërkon më shumë kohë
TIRANË – Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta do të përfundojë punën më 30 korrik. Këtë fakt e bëri të ditur kreu i Komisionit, Ulsi Ma...
Meta kthen në Kuvend ligjin për masat administrative gjatë pandemisë: S’ka kuptim të gjobiten televizionet, e padrejtë s
TIRANË– Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka rikthyer për shqyrtim në Kuvend aktin normative që përcakton rregullat dhe sanksionet për tëlëvizionet...