Politike

Debatet te Komisioni për shkarkimin e Metës, Zeneli: U ngrit për anën e paligjshmërisë, pastaj shto ujë shto miell. Përg

13 Korrik 2020, 13:20 Nga DOSJA
Debatet te Komisioni për shkarkimin e Metës, Zeneli: U ngrit për

TIRANË – Kreu i Komisionit Hetimor për Shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta, Ulsi Manja, u përplas me deputetin e opozitës së re, Alban Zeneli. Ky i fundit, pati disa vërejtje për punën e Komisonit, duke thënë se po shkon në traditën e komisioneve të tjera, ku nuk është prezantuar asnjë raport paraprak.

Gjithashtu ai theksoi sërish qëndrimin e opozitës së re, duke thënë se nuk kanë kërkuar shtim të objektit hetimor, por vetëm shtim të kohës.  Manja u përgjigj nga ana tjetër, duke thënë se komisioni e ka përmbushur objektin dhe detyrë e tij ka qenë analiza teknike.

Debatet në Komision

Alban Zeneli: Un kam shum vërejtje sepse po shkon në traditën e komisioneve hetimore, që nuk kanë nxjerrë asnjë raport paraprak

Ulsi Manja: Nuk po shkon në traditën e komisioneve hetimore. Është hera e parë që një komisioni ngrihet për shkarkimin e presidenit. Do të ketë një raport përfundimtar për t’u miratuar brenda 30 korrikut.

Alban Zeneli: Me aspektin administrativ jam dakord. Mos harroni që ky komision është ngritur për anën e ligjshmërisë, pastaj shto ujë e shto miell.

Ulsi Manja: Objekti i hetimit ka qenë i përcaktuar për anulimin e zgjedhjeve, por edhe emërimin e gjyqtarëve të Kushtetueses, prandaj kërkohet ekspertizë tekniko ligjore. Shkarkimi i Presidentit është procedurë e ndërvarur mes Kuvendit dhe Gjykatës Kushtetuese. Ne vlerësim tim komisioni e përmbushi vlerësimin për të cilin u ngrit, pastaj konkluzionet do të jenë objekt diskutimi.

Alban Zeneli: Nuk kemi qenë dakord me shtimin e objekteve të hetimit të këtij komisioni, por kërkuam shtimin e kohës

Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, vendosi datën 17 korrik për mbledhjen e ardhshme. Gjatë mbledhjes së ardhshme, deputetët Halit Valteri nga opozita e re dhe Klotilda Bushka nga mazhoranca, do të prezantojnë raportin paraprak me gjetjet e komisionit. Më pas mbi bazën e raporteve paraprake, do të hartohet edhe raporti final 3 ditë më vonë, i cili do t’i dorëzohet Kuvendit.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike komisioni per shkarkimin e metes ulsi manja komisioni per shkarkimin e metes ulsi manja

Sondazh

Poll