Politike

Raporti përfundimtar për shkarkimin e Metës, Manja propozon datën 18 korrik, Fino kërkon më shumë kohë

13 Korrik 2020, 12:39 Nga DOSJA
Raporti përfundimtar për shkarkimin e Metës, Manja propozon

TIRANË – Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta do të përfundojë punën më 30 korrik. Këtë fakt e bëri të ditur kreu i Komisionit, Ulsi Manja, gjatë një replike me deputetin Halit Valteri.

Manja bëri me dije, se më 18 korrik raporti do të jetë gati dhe më 30 korrik është afati i punimeve të Komisionit.

Me propozimin nuk ishte dakord, deputeti Bashkim Fino, i cili u shpreh se nevojitet më shumë kohë për raportin final.

Pjesë nga diskutimi

Manja: E deklaroj të mbyllur hetimin administrativ. Jemi në debat mbi prova.

Fino: Para se të diskutojmë për provat, duhet të votojmë edhe raportin. Të na lihet koha e nevojshme që të flasim për raportin përfundimtar. Ç’kuptim ka të diskutojmë ne sot? Se do ta miratojmë ose do ta rrëzojmë, dhe do flasim sërish.

Pak ditë më parë Komisioni i Venecias publikoi raportin përundimtar për emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Sipas Venecias, Presidenti nuk ka shkelur Kushtetutën në procedurën e tij dhe me faj bëhet KED, pasi sipas Komisionit ka vepruar në fshehtësi dhe nuk ka qenë transparente. Po ashtu Venecia kërkoi dhe bashkëpunim mes palëve për vijimin e punës për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Pas deklaratës së Komisionit, Meta dhe Ruçi zhvilluan një takim dhe u zotuan se do të vijonin punën së bashku.

Ndërkohë nga ana e maxhorancës ka pasur ‘zbutje’ në lidhje me kërkesën për të shkarkuar Presidentin Ilir Meta. Vetë Ulsi Manja është shprehur, se ka pare reflektim tek Meta.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ps shkarkon metën ilir meta ps shkarkon metën

Sondazh

Poll