Politike

Halil Jakimi shpreh dëshirën për një mandat të dytë: Tani jam i fokusuar tek Zgjedhorja, më pas do u kërkoj votën dibra

13 Korrik 2020, 15:20 Nga DOSJA
Halil Jakimi shpreh dëshirën për një mandat të

DIBËR- Deputeti Halim Jakimi, i dalë nga listat e Partisë Demokratike dhe tashmë është pjesë e opozitës së re ka shprehur dëshirën për të qenë sërish pjesë e Kuvendit. Në një intervistë, Jakimi shprehet se ai është gati për të garuar sërish dhe për të kërkuar votën e qytetarëve të Dibrës, por për momentin është i fokusuar tek Reforma Zgjedhore.

Deputeti thotë se do ju kërkojë votën në qytetarëve të Qarkut Dibër, ndonëse nuk e thotë se nën siglën e cilës partie. Sipas tij, ndryshimet e propozuara nga ata në Kodin Zgjedhor çojnë në parlament përfaqësuesit e popullit dhe jo kë duan kryetarët e partive.

Unë besoj se rruga ime politike nuk mbaron këtu. Jam i fokusuar tek Reforma Zgjedhore, tek kushtet dhe tek formula që do jemi para qytetarëve. Patjetër që do kandidojë, pasi të mbarojë i gjithë procesoj. Do garojë me emër, mbiemër dhe e dinë qytetarët dibranë nëse do më bëjnë deputet apo jo”, tha ai.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike halil jakimi opozita e re reforma zgjedhore halil jakimi opozita e re reforma zgjedhore

Sondazh

Poll