“Të hiqet taksa në Rrugën e Kombit”, zbulohet porosia që zëvendës kryeministrja e Kosovës i la Braçes
13 Korrik 2020, 13:28Nga DOSJA
TIRANË- Zëvendës Kryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj Halimaj ka zhvilluar sot një takim në Tiranë dhe është takuar me zëvendës kryeministrin Erion Braçe. Mësohet se në takim është diskutuar rreth përgatitjes për mbatjen e mbledhjes së dy qeverive që pritet të zhvillohet në muajin shtator në Shkodër dhe do të firmosen disa marrëveshje.
Gjatë takimit Halimaj kërkoi nga qeveria shqiptare që të shikoj mundësitë për pezullimin e taksës në Rrugën e Kombit për qytetarët e Kosovës, për së paku dy muaj, deri më 15 shtator.
Po ashtu, ajo ka kërkuar që të eliminohen të gjitha pengesat që po pamundësojnë realizimin e marrëveshjeve të arritura më herët; siç është funksionalizimi i plotë i pikës doganore në Durrës, unifikimi i kodit doganor, njohja e dokumentacioneve reciproke për export dhe import, si dhe kërkesën e odës së farmacistëve të Kosovës për listën e çmimit të barnave.
Nga ana tjetër Braçe u zotua se do ta ngre si shqetësim mbledhjen e ardhshme të qeverisë së Shqipërisë, që pritet të mbahet këtë javë. Po ashtu ai shprehu angazhimin e tij dhe vullnetin në realizimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve të arritura mes dy vendeve.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË – Kreu i Komisionit Hetimor për Shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta, Ulsi Manja, u përplas me deputetin e opozitës së re, Alban Zeneli. Ky i fundit,...
TIRANË – Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta do të përfundojë punën më 30 korrik. Këtë fakt e bëri të ditur kreu i Komisionit, Ulsi Ma...
TIRANË– Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka rikthyer për shqyrtim në Kuvend aktin normative që përcakton rregullat dhe sanksionet për tëlëvizionet...
TEPELENË- Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe kryetarin e Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi dhe dep...
TIRANË -Kreu i Partisë Demokratike, në vijim të takimeve me biznesin dhe qytetarët, është ndalur në një fasonerie në Kombinat. Nëpërmjet një postimi në Fa...
TIRANË- Partia Demokratike nëpërmjet ish-deputetes, Jorida Tabaku, ka reaguar në lidhje me skemën e garancisë sovrane. Duke iu referuar një studimi të BIRN...
TIRANË– Deputetët e grupit “Demokrat” kanë kërkuar uljen e pragut zgjedhor nga 5 në 2%. Propozimi i tyre është paraqitur sot në mbledhjen e Komisionit të &...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar pamjet ku shihet se si mali i Gjallicës është i gjithi në flake.Përmes një videoje dhe një denoncimi në ...