Politike

Ndryshimi i Kushtetutës me opozitën e re, PD dhe aleatët: Provokim i ulët i Ramës, prishi konsensusin që u arrit me ndërm

13 Korrik 2020, 17:19 Nga DOSJA
Ndryshimi i Kushtetutës me opozitën e re, PD dhe aleatët:

TIRANË- Opozita e Bashkuar ka dalë sot me qëndrim të unifikuar për Reformën Zgjedhore. Në një deklaratë për mediat, PD dhe aleatët e saj shprehen se dënojnë me forcë tentativën e Ramës për prishjen e marrëveshjes së 5 Qershorit, e arritur në Këshillin Politik. Më tej shtohet se po prishet konsensusi i arritur me ndërmjetësimin e SHBA-së dhe BE-së, dhe ky akt i Ramës dëmton integrimin e vendit drejt Evropës.

Ndryshimin e Kushtetutës me opozitën e re, PD dhe aleatët e quajnë një “provokim i ulët dhe sjellje tipike prej autokrati që ka frikë nga zgjedhjet e lira e të ndershme, synon të nxisë konflikt politik në vend në prag të zgjedhjeve të ardhshme, që janë kyçe për demokracinë dhe ecurinë e Shqipërisë në rrugën e saj europiane”. Në fund bëhet me dije se për veprimet e Kryeministrit është informuar Presidenti i Republikës dhe partnerët strategjikë të Shqipërisë.

DEKLARATA E PLOTË

Opozita e Bashkuar dënon me forcë tentativën e Edi Ramës për prishjen e Marrëveshjes së 5 Qershorit për Reformën Zgjedhore. Ky akt i paprecedentë prish konsensusin e arritur me ndërmjetësimin dhe mbështetjen e partnerëve tanë strategjikë SHBA dhe BE, vë në rrezik stabilitetin e vendit, si dhe dëmton seriozisht shanset e Shqipërisë për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian. Ky veprim diabolik po kryhet vetëm për pushtetin personal të Edi Ramës dhe motivohet prej frikës së tij nga zgjedhjet. Ai dëmton rëndë interesat e qytetarëve shqiptarë, të cilët janë braktisur dhe tradhëtuar nga kryeministri në ikje, duke i lënë të vetëm përballë krizës më të thellë të pandemisë dhe atë ekonomike që është pasojë direkte e dështimit dhe papërgjegjshmërisë së tij dhe qeverisë së tij.

Kurrë më parë nuk ka ndodhur që të ndryshohet Kushtetuta e Shqipërisë dhe rregullat e lojës së një gare elektorale në mënyrë të njëanshme dhe pa konsensus mes palëve pjesëmarrëse në zgjedhje. Ky provokim i ulët dhe sjellje tipike prej autokrati që ka frikë nga zgjedhjet e lira e të ndershme, synon të nxisë konflikt politik në vend në prag të zgjedhjeve të ardhshme, që janë kyçe për demokracinë dhe ecurinë e Shqipërisë në rrugën e saj europiane.

Opozita e Bashkuar ka informuar zyrtarisht gjatë ditës së sotme Presidentin e Republikës dhe partnerët tanë strategjikë për këtë akt të paprecedentë që acaron më tej klimën politike në vend dhe e fut Shqipërinë në një kurs zhvillimesh të paparashikueshme. Opozita e Bashkuar ka qenë dhe mbetet plotësisht e angazhuar në përmbushjen e thirrjes së Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Europian, Joseph Borrel dhe Komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi për kodifikimin pa ndryshime të marrëveshjes së 5 Qershorit, sa më shpejt në Parlament.

Më herët sot në Kuvend është diskutuar në Komisionin e Ligjeve kërkesa e opozitës së re për hapjen e listave, heqjen e koalicioneve dhe vendosjen e pragut 2%. Kërkesa e opozitës së re për ndryshimin e Kushtetutës është miratuar në parim dhe nga maxhoranca, por opozita jashtë parlamentare e ka kundërshtuar këtë nismë. Miratimi i ndryshimeve të Kushtetutës, pritet të votohen në seancën plenare në 30 korrik.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike konsensusi i paleve per zgjedhoren kuvendi shqyrton kerkesen e opozites opozita e bashkuar konsensusi i paleve per zgjedhoren kuvendi shqyrton kerkesen e opozites opozita e bashkuar

Sondazh

Poll

Politike 13 Korrik 2020, 16:28

TIRANË -Instituti i Studimeve Politike ka reaguar pas mbledhjes së Komisionit për Shkarkimin e Ilir Metës, ku u përcaktuan dy relatorët. ISP ka vënë në duk...