Politike

13 Korrik 2020, 16:28 Nga DOSJA

TIRANË -Instituti i Studimeve Politike ka reaguar pas mbledhjes së Komisionit për Shkarkimin e Ilir Metës, ku u përcaktuan dy relatorët. ISP ka vënë në dukje, se relatorët ishin caktuar edhe më parë më 11 korrik dhe kanë qenë Halit Valteri për opozitën e re dhe Alket Hyseni nga mazhoranca.

Në reagim thuhet, se drejtuesi i Komisionit, Ulsi Manja nuk ishte në dijeni të këtij fakti dhe kjo tregon cilësinë e punës së këtij komisionit. Gjithashtu ISP shton, se me të vërtetë përsëritja është nëna e dijes, por jo gjithnjë dhe asnjëherë në aktet zyrtare.

Reagimi i plotë i ISP-së:

Punët serioze kërkojnë sjellje serioze institucionale! Në parlament sot mbylli aktivitetin e tij hetimor Komision për Kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të Republikës. Tani mbetet që më 20 korrik të kalohet raporti final dhe pas ca ditësh edhe në seancë plenare. Në historikun e parlamentit ky është Komisioni i parë parlamentar për shkarkimin e një Presidenti dhe si i tillë duke qenë objekt i rëndësishëm referimi e studimi në të ardhmen, do të duhej të kishte objekt të qartë, prova të forta, aktivitet profesional, vendimmarrje kushtetuese dhe solemnitet maksimal institucional. I pati këto cilësi? Të gjithë kemi një opinion, me siguri, vetm një pakicë mund të jetë pohuese. Vendimmarrja e shkruar ende nuk ka ardhur, pavarësisht se jo zyrtarisht vendimi dihet dhe është përcaktuar menjëherë pas daljes së opinionit të Komisionit të Venecias. Por një detaj simbolizon edhe cilësinë e punës së këtij Komisioni: në mbledhjen e sotme të Komisionit drejtuesi i tij nuk ishte në dijeni se përpara një viti ai dhe Komisioni ishin caktuar dy relatorët e çështjes. Në këto rrethana Komisioni me votim në mbledhjen e sotme datë 13 Korrik 2020 votoi caktimin e dy relatorëve për raportin përfundimtar, konkretisht, znj. Bushka dhe z.Valteri! Ironia është se ky vendim për dy relatorët (Hyseni dhe Valteri) është marrë njëherë në mbledhjen e parë të këtij Komisioni më 11 korrik 2019, pra një vit më parë. Foto ilustruese është procesverbali i korrikut 2019! Përsëritja është nëna e dijes, por jo gjithnjë dhe asnjëherë në aktet zyrtare!

Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, vendosi datën 17 korrik për mbledhjen e ardhshme. Gjatë mbledhjes së ardhshme, deputetët Halit Valteri nga opozita e re dhe Klotilda Bushka nga mazhoranca, do të prezantojnë raportin paraprak me gjetjet e komisionit. Më pas mbi bazën e raporteve paraprake, do të hartohet edhe raporti final 3 ditë më vonë, i cili do t’i dorëzohet Kuvendit.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike instituti i studimeve politike ps shkarkon metën ulsi manja instituti i studimeve politike ps shkarkon metën ulsi manja

Sondazh

Poll