Politike

Meta kthen në Kuvend ligjin për masat administrative gjatë pandemisë: S’ka kuptim të gjobiten televizionet, e padrejtë s

13 Korrik 2020, 12:05 Nga DOSJA
Meta kthen në Kuvend ligjin për masat administrative gjatë

TIRANË– Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka rikthyer për shqyrtim në Kuvend aktin normative që përcakton rregullat dhe sanksionet për tëlëvizionet, gjatë periudhës së pandemisë.

Përmes një njoftimi zyrtar, Meta njoftoi se gjobitja me 1 milion lekë ose bllokimi i sinjalit për televizionet që nuk respektojnë dy metra distancë apo ftojnë më shumë se dy persona në studio, nuk është proporcional.

Sipas kreut të shtetit, ky sanksion rrezikon të çojë në ndëshkimin me pa të drejtë të mediave edhe për faktin se gjëndja e fatkeqësisë natyrore ka mbaruar tashmë. Meta shton edhe faktin se Ministria e Shëndetësisë nuk është organi përkatës për të vendosur gjoba.

Njoftim i Institucionit të Presidentit të Republikës

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin nr. 73/2020 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 20, datë 20.5.2020, të Këshillit të Ministrave, ‘Për disa ndryshime dhe shtesa në aktin normativ nr. 3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, ‘Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19’, të ndryshuar”.

Ky ligj është kthyer pasi Kuvendi, duke miratuar aktin normativ nr.20, datë 20.05.2020, të Këshillit të Ministrave që paraqitet si një akt që “lehtësonte” masat kufizuese për jo më shumë se 2 persona të pranishëm në një studio epidemie, në fakt përcakton një masë të rëndë administrative fikse, me gjobë 1 000 000 (një milion) lekë ose vendosjen e bllokimit, të pjesshëm ose të plotë, të transmetimit nga media audiovizive si dhe bllokimi dhe/ose ndalimi i funksionimit të pajisjeve, ndërkohë që gjendja e fatkeqësisë natyrore e shpallur me ligj, ka përfunduar vetëm 5 ditë pasi Kuvendi ka miratuar këtë akt. Sipas argumenteve shoqëruese të Dekretit, kufizimi për ruajtjen e një distance prej 2 metrash midis të ftuarve në studiot televizive është një masë e detyrueshme dhe e mirëpritur, por sanksioni ndëshkues administrativ është shproporcional. Sipas ligjit, ky sanksion që rrezikon të çojë në ndëshkimin me pa të drejtë të mediave, jo më nga një organ i pavarur, por nga Ministria përgjegjëse për shëndetësinë që përfaqëson vullnetin politik, cenon të drejtën për informim dhe lirinë e shprehjes, të parashikuara në nenet 22 dhe 23 të Kushtetuës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta kuvendi i shqiperise meta kthen ligjin per ndeshkimin e tv ilir meta kuvendi i shqiperise meta kthen ligjin per ndeshkimin e tv

Sondazh

Poll