Bota

Kthimi i kishës në xhami/ Moska mbron Ankaranë: Çështje e brendshme e Turqisë

13 Korrik 2020, 17:46 Nga DOSJA
Kthimi i kishës në xhami/ Moska mbron Ankaranë:

TURQI-Ndihmësi i ministrit të Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergei Verishin tha se vendimi për rihapjen e Hagia Sophia-s për lutje është çështje e brendshme e Turqisë, duke thënë se as ai dhe asnjë vend tjetër nuk ka të drejtë të ndërhyjë në vendim.

“Ne fillojmë nga fakti se kjo është çështje e punëve të brendshme të Turqisë. Për nga natyra e gjërave, as ne dhe askush tjetër nuk kemi të drejtë të ndërhyjmë në atë.”– është shprehur Verishin, së u përket rihapjes së Hagia Sophia-n në  Stamboll.

Ndër të tjera ai theksoi rëndësinë e Hagia Sophia-s në sensin civilizues dhe kulturor në një rang global.

Të premten e 10 korrikut një gjykatë turke anuloi  statusin muze të Shën Sofisë në Stamboll, një vend kulturor me famë botërore, duke bërë të mundur që ajo të shndërrohet sërish në një xhami. Shën Sofia është një nga monumentet më të vizituara të Turqisë. Edhe Presidenti Tayip Erdogan, një besimtar i fesë myslimane  , ka propozuar kthimin e Shën Sofisë përsëri në xhami.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota hagia sophia kthimi shen sofise ne xhami sergei verishin hagia sophia kthimi shen sofise ne xhami sergei verishin

Sondazh

Poll