Bota

Gjashtë orë duke u intervistuar në Hagë, Thaçi: Nesër do rikthehem përsëri

13 Korrik 2020, 17:17 Nga DOSJA
Gjashtë orë duke u intervistuar në Hagë, Thaçi:

HOLANDË– Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ditën e sotme u paraqit në Hagë për t’u marrë në pyetje me ftesë të Prokurorit të Specializuar. E teksa ka qëndruar prej orës 13:00 duke u intervistuar, vetëm pak minuta më parë ka përfunduar seanca e marrjes në pyetje.

Pas gjashtë orësh marrje në pyetje Presidenti Thaçi nuk ka folur gjatë, por ai ka thënë shkurtimisht se  do të rikthet sërish ditën e nesërme.

Aktakuza mbi Presidenti Thaçi erdhi që prej datës 24 qershor nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, vetëm tre ditë përpara takimit të organizuar në Washington për dialogun Kosovë-Serbi ku do të merrte pjesë dhe Thaçi.

Prokuroria e Hagës ka njoftuar javë më parë se e ka dorëzuar aktakuzën ndaj Thacit, në të cilët ai dyshohet për krime lufte. Thaçi, Veseli dhe luftarët e tjerë akuzohen për më shumë se 100 vrasje të paligjshme gjatë luftës në Kosovë. Politika në Shqipëri dhe Kosovë u bë njësh dhe të gjithë i dolën në mbrojtje ish-ushtarëve të UÇK-së. Publikimi i aktakuzave solli dhe anulimin e dialogut në Shtëpinë e Bardhë. Në aktakuzë pretendohet se Thaçi, Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje. Krimet e paraqitura në aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë, romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hashim thaçi nën akuze hashim thaçi nën akuze

Sondazh

Poll