Bota

Mes 304 pacientëve me Covid-19 të shtruar në QKUK, 24 janë në gjendje të rënduar

13 Korrik 2020, 17:01 Nga DOSJA
Mes 304 pacientëve me Covid-19 të shtruar në QKUK, 24 janë

KOSOVË– Pasditen e kësaj të hëne Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social facebook se të paktën 304 pacientë të prekur me COVID-19, janë të shtruar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës si edhe në spitale të tjera.

Në njoftimin zyrtar, ShSKUK-ja ka bërë me dije se 208 prej tyre janë me oksigjenoterapi ndërsa 24  tjerë vazhdojnë të jenë në gjendje të rënduar, nën përkujdesje intensive mjekësore.

“304 pacientë me Covid-19, janë të shtrirë në QKUK dhe spitale. Në kuadër të klinikave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitaleve të përgjithshme po marrin mjekim 304 pacientë të diagnostikuar me Covid-19. Prej tyre në QKUK 176, kurse në Spitalet e Përgjithshme 128 pacientë. Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 208 janë me oksigjenoterapi, 135 në QKUK dhe 73 në spitalet e përgjithshme.  24 pacientë vazhdojnë të jenë në gjendje të rënduar, nën përkujdesje intensive mjekësore.”- thuhet në njoftim.

Deri më tani në gjithë territorin e Kosovës janë infektuar me Covid-19 4.931 persona, nga të cilët 102 kanë ndërruar jetë, që prej fillimit të shpërthimit të pandemisë.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll