Bota

Rregullat e Interpolit mbrojnë ish-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut nga Ekstradimi/ Nikola Gruesvki flet për rikthimin n

13 Korrik 2020, 16:34 Nga DOSJA
Rregullat e Interpolit mbrojnë ish-kryeministrin e Maqedonisë së

HUNGARI– Ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut Nikolla Gruesvki në një intervistë për gazetën gjermane Frankfurter Allgemane Cajtung, ka folur në lidhje me veprat  penale që akuzohet dhe planet që ka për të ardhmen.

Nikolla Gruevski iku nga një dënim me burg në vendlindjen e tij të Maqedonisë Veriore në vitin 2018. Azili politik në Hungari do të thotë se ai nuk ka gjasa të shohë ndonjëherë brendësinë e një burgu në Shkup.

Dispozitat e krijuara për të mbrojtur të arratisurit politikë nga persekutimi nga regjimet shtypëse janë duke mbrojtur ish-kryeministrin, Nikolla Gruevski, nga një dënim me burg dhe nga akuzat e tjera penale që rrjedhin nga sundimi i tij i dekadës së djathtë.

Në intervistë ai  shpreson se do ta fitoj drejtësinë për veprat penale të cilat i ngarkohen në Gjykatën Evropiane të drejtësisë. Por që veprat e tij të arrijnë deri atje, fillimisht duhet të përfundojnë të gjitha procedurat në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ndër të tjera ai ka folur edhe për rikthimin e tij në politikë duke thënë se nuk do ta bëjë me kurrë jë gjë të tillë.

“Të gjitha rastet kundër meje janë të njëjta: Të paramenduara, pa kurrfarë dëshmie dhe politikisht të motivuara. Nuk e kam ndërmend të kthehem në politikë”, deklaroi Gruevski.

Gruevski, udhëheqësi i atëhershëm i partisë nacionaliste VMRO-DPMNE, ishte kryeministër nga 2006 deri në 2016, duke kryesuar një periudhë të thellimit të ‘kapjes së shtetit’ dhe korrupsionit. Me pretendimin e Gruevski se ai ishte viktimë e një grupi politik dhe objektivi i planifikuar i një atentati, Hungaria nuk pranoi ta ekstradojë atë në Maqedoninë e Veriut.

Duke përmendur akuza të freskëta ndaj tij për sulmin e parlamentit për vitin 2017, Maqedonia e Veriut i bëri thirrje Interpolit të lëshojë një urdhër ndërkombëtar për arrestimin e tij.

“Me kërkesë të Prokurorisë kundër Krimit të Organizuar, Ministria e Brendshme ka dërguar të gjitha të dhënat përkatëse në selinë e Interpol në Lyon, Francë në shkurt 2019”, tha Ministria e Brendshme për BIRN.

Qeveria, e udhëhequr nga Social Demokratët, më parë ka qenë optimist për shanset e saj për të rikthyer Gruevski por megjithatë nuk ka mundur duke qenë se ish-kryeministri është mbrojtur nga Hungaria dhe vendi i tij nuk ka pasur asnjë shnas për ta arrestuar.

Burimi; balkaninsight.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota hungari nikolla gruesvki hungari nikolla gruesvki

Sondazh

Poll

Bota 13 Korrik 2020, 15:29

ZVICËR– Qindra shqiptarë nëpër  botë kanë arritur suksese në fusha të ndryshme duke bërë shqiptarë jo vetëm familjarët, por gjithë vendin ku ato janë rritu...