Bota

 Infektohet me koronavirus deputeti i  LDK-së në Kosovë

13 Korrik 2020, 16:49 Nga DOSJA
 Infektohet me koronavirus deputeti i  LDK-së në Kosovë

KOSOVË– Ditën e sotme një tjetër deputet nga Kosova ka rezultuar pozitivë me Covid-19, duke e çuar në 10 numrin e deputeteve të infektuar në Kosovë.

Bëhet fjalë për deputetin nga rradhët e LDK-së, Frashër Demaj, i cili ka bërë vet me dije këtë lajm përmes një postimi në Facebook.

Ndër të tjera ai shkruan se nga e premtja është në vetizolim dhe se po ndjek rekomandimet e mjekëve.

 “Pavarësisht se jam munduar të jem shumë i kujdesshëm për vete dhe të tjerët duke bartur maskë gjatë gjithë kohës, si duket nuk ka mjaftuar. Të premten pasdite kam pasur temperaturë të lartë dhe kokëdhimbje. Pas publikimit të rezultateve të testit kam dal Covid pozitiv. Nga e premtja jam vetizoluar në shtëpi dhe po ndjek rekomandimet e mjekëve.”-ka thënë  Demaj.

Deri më tani në gjithë territorin e Kosovës janë infektuar me Covid-19 4.931 persona, nga të cilët 102 kanë ndërruar jetë, që prej fillimit të shpërthimit të pandemisë.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni frashër demaj koronavirusi ne kosove frashër demaj koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll