Bota

Maska nuk ju mbron nga Covid-19? Flasin ekpertët për spekulimet në rrjet për mbajtjen e tyre: Nëse i vendosni… do të

13 Korrik 2020, 16:10 Nga DOSJA
Maska nuk ju mbron nga Covid-19? Flasin ekpertët për spekulimet

Përdorimi i maskave gjatë pandemisë së Covid-19 ka qenë një nga temat më të diskutuara nga të gjithë shkencëtarët e botës. Ka pasur shumë spekulume se maskat mund të rrisin rrezikun e infektimit nga COVID-19 pasi “ndërhynin” në sistemin imunitar. Mirëpo pavarësisht se maska nuk  është bërë e detyrueshme në disa vende, nuk të lejohet hyrja në dyqane apo qendra tregtare nëse nuk je i pajisur me maskë. 

Presidenti i Shoqërisë Mbretërore Britanike, profesori Venki Ramakrishnan, sugjeroi që mbajtja e maskës është njësoj si të mos pish alkool teksa vozit makinën.

“Nëse të gjithë i bartim maskat, mund të mbrojmë veten”, – është shprehur ai.

Mirëpo, dyshimet e njerëzve ekzistojnë ende. A ka ndonjë provë që bartja e maskës të jetë e dëmshme? Dhe a ekziston rreziku tek njerëzit që mund të kenë probleme me frymëmarrje?

Pretendimet apo kauzat për mos-bartjen e maskës janë të lidhura disa me grupe të krishtera të ekstremit të djathtë në SHBA, të cilët refuzojnë t’i mbajnë ato, madje ata kanë organizuar protesta për “të drejtën e tyre për të marrë frymë”.

Paul Hunter, një profesor i mjekësisë në Universitetin e Anglisë Lindore, beson se disa probleme të maskave kanë një justifikim shkencor, por ato lidhen kryesisht me studime të një lloji të caktuar maskë, të njohur si N95. Ato përshtaten  në fytyrë dhe zakonisht përdoren nga kirurgët gjatë operacioneve në kocka dhe nyje, të cilat gjenerojnë një numër të madh grimcash në ajër.

Ato janë gjithashtu shumë efektive në filtrimin e molekulave të imta, përfshirë viruset.

Një nga pretendimet kryesore në rrjetet sociale ishte se maskat shkaktojnë akumulim toksik të dioksidit të karbonit në gjak, i njohur si hiperkapnia. Kjo ndodh kur dikush thith ajrin e ricikluar në hapësira të mbyllura pa ventilim. Një rënie e oksigjenit dhe një rritje e CO2 shkakton gulçim, dhimbje koke, konfuzion dhe, në raste ekstreme, rrahje të parregullt të zemrës. Një studim tregoi se infermierët që mbanin një maskë  N95 për një ndërrim 12-orësh kishin rritur ndjeshëm nivelet e CO2. Ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë, thotë se maskat të cilat mundësojnë lehtë frymëmarrjen e njeriut nuk shkaktojnë probleme shëndetësore.

Një tjetër pretendim që qarkulloi në mediat sociale ishte se mbajtja e një maske mund t’ju infektojë me koronavirus. Mirëpo, epidemiologu Keith Neal nga Universiteti i Nottingham, e cilësoi si të pakuptimtë.

“Maska ju mbron nga infektimi, nuk mund të sëmureni veçse jeni prekur nga virusi”, thotë ai.

Sidoqoftë, një tjetër ekspert paralajmëron se është e rëndësishme që të pastroni maskën dhe ta përdorni vetëm një herë nëse maska është kirurgjikale.

“Grimcat mund të bllokohen në maskën e fytyrës, dhe mund të përhapet tek dikush tjetër nëse e mbani atë”, shton eksperti.

Burimi:archyde.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota keith nea koronavirusi ne bote perdorimi i maskave keith nea koronavirusi ne bote perdorimi i maskave

Sondazh

Poll

Bota 13 Korrik 2020, 15:29

ZVICËR– Qindra shqiptarë nëpër  botë kanë arritur suksese në fusha të ndryshme duke bërë shqiptarë jo vetëm familjarët, por gjithë vendin ku ato janë rritu...