Bota

E frikshme! Gati 10 milionë fëmijë “rrezikojnë të mos kthehen në shkollë”, ja arsyet

13 Korrik 2020, 17:17 Nga DOSJA
E frikshme! Gati 10 milionë fëmijë “rrezikojnë të

SHBA– Shkurtimet e thella të buxhetit në arsim dhe rritja e varfërisë në të gjithë botën, e shkaktuar nga pandemia COVID-19 mund të detyrojë të paktën 9.7 milionë në të gjithë botën të lënë përfundimisht shkollën.

Kevin Watkins, CEO i Save the Children tha se ndikimi ekonomik i krizës mund t’i detyrojë fëmijët të punojnë.

“Rreth 10 milion fëmijë mund të mos kthehen më në shkollë  kjo është një emergjencë arsimore e paparë dhe qeveritë duhet të investojnë urgjentisht . Vajzat ka të ngjarë të preken shumë më keq sesa djemtë”, tha ai duke  shtuar se shumë prej tyre përballen me “kërcënimin e martesave të hershme”.- tha ai.

Sipas organizatës, vazhdimi i shkollimit të fëmijëve është më i rrezikuar në vendet e Afrikës Perëndimore dhe Qendrore, në Jemen dhe në Afganistan.

“Kjo është një emergjencë e paparë arsimore dhe qeveritë duhet të investojnë urgjentisht në mësim“, tha presidenti i organizatës Save the Children, Janti Soeripto. Pandemia e koronavirusit ka bërë që në shumë vende të botës të ndërpritet mësimi dhe të zhvillohet online, si masë për frenimin e përhapjes së tij.

Përkundër përpjekjeve të qeverive dhe organizatave, rreth 500 milion fëmijë nuk kishin qasje në mësimin në distancë, dhe shumë nga fëmijët më të varfër mund të mos kenë prindër të arsimuar që mund t’i ndihmojnë ata. Pasi të humbasin muajt e mësimit, shumë fëmijë mund ta braktisin atë.

Ajo ka pasur ndikim të madh edhe në ekonominë botërore. Banka Botërore ka paraparë muajin e kaluar se pandemia do të ndikojë që prodhimi ekonomik global të tkurret për 5.2 për qind në vitin 2020.

Koronavirusi, që shkakton sëmundjen COVID-19, ka prekur afro 13 milionë njerëz në gjithë botën. Prej tyre, mbi 569,000 kanë vdekur dhe mbi 7.1 milionë janë shëruar.

Të dhënat kanë treguar se sëmundja i prek më pak fëmijët.

Burimi:.xinhuanet

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll