Bota

Thaçi në Prokurorinë Speciale në Hagë/ Avokati: Aktakuza nuk është e qartë, nuk mund të themi asgjë pa një vendim

13 Korrik 2020, 15:58 Nga DOSJA
Thaçi në Prokurorinë Speciale në Hagë/ Avokati:

TIRANË-Avokati Taulant Hodaj, në Prokurorinë Speciale, teksa ka folur në një intervistë ditën e sotme për “AbcNews” ka folur në lidhje me gjyqin për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi që ditën e sotme ndodhet në Hagë ku edhe po intervistohet për aktakuzën që rëndon mbi të.

Avokati ka deklaruar se ende nuk është vendosur se cili do të jetë avokati mbrojtës për kreun e shtetit të Kosovës gjatë gjyqit në Hagë.

Në lidhje me ftesën e Thaçit në Hagë, ai ka thenë se është ftuar nga zyra e prokurorit të specializuar dhe jo nga gjyqtari i procedurës paraprake, kështu që funksionet e prokurorit ka të listuara se çfarë mund të bëj, deri më tani e kemi të paqartë një gjë të tillë. Presidenti duhet të ketë parasysh që të vlerësoje dhe të japë çdo të dhënë që është në të mirë të mbrojtjes së tij, ose nëse merr ndonjë urdhër nga zyra e prokurorit të specializuar për të mos publikuar ndonjë informacion atëherë është në dorë të tij që ta zbatojë një gjë të tillë. Nuk dihet akoma qartë se cili do të jetë avokati mbrojtës i presidentit Thaçi por ai duhet të ketë një ekip profesional por akoma s’jam në dijeni se ka një emër tashmë.”- është shprehur avokati.

Më tej avokati është shprehur deri më tani nuk ka asnjë mendim në lidhje me vendimin që mund të merret, duke theksuar se është legjitime për të folur për një vend në momentin që ato nuk kanë aktakuzën dhe nuk kanë provat.

Sipas Hodaj ajo që dihet deri më tani është se presidenti Thaçi është ftuar nga Prokurori i specializuar për një interviste, në lidhje me rolin e tij në ushtrinë e UÇK-së.

Prokuroria e Hagës ka njoftuar javë më parë se e ka dorëzuar aktakuzën ndaj Thacit, në të cilët ai dyshohet për krime lufte. Thaçi, Veseli dhe luftarët e tjerë akuzohen për më shumë se 100 vrasje të paligjshme gjatë luftës në Kosovë. Politika në Shqipëri dhe Kosovë u bë njësh dhe të gjithë i dolën në mbrojtje ish-ushtarëve të UÇK-së. Publikimi i aktakuzave solli dhe anulimin e dialogut në Shtëpinë e Bardhë. Në aktakuzë pretendohet se Thaçi, Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje. Krimet e paraqitura në aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë, romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hashim thaci ne hage hashim thaçi nën akuze taulant hodaj hashim thaci ne hage hashim thaçi nën akuze taulant hodaj

Sondazh

Poll

Bota 13 Korrik 2020, 15:29

ZVICËR– Qindra shqiptarë nëpër  botë kanë arritur suksese në fusha të ndryshme duke bërë shqiptarë jo vetëm familjarët, por gjithë vendin ku ato janë rritu...