Politike

Inaugurohet by-passi i Tepelenës, nga xhepi del në det, Peçi elozhe Ramës: Këtë e bëri komandanti im. S’ka kryeministë

13 Korrik 2020, 11:26 Nga DOSJA
Inaugurohet by-passi i Tepelenës, nga xhepi del në det, Peçi

TEPELENË- Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe kryetarin e Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi dhe deputeten Mirela Kumbaro, morën pjesë në ceremoninë e inaugurimit të by-passit të Tepelenës, që lidh segmentet Levan- Tepelenë dhe Tepelenë- Gjirokastër- Kakavijë.

Balluku bëri me dije, se së bashku me investimin, është ndërhyrë edhe në urën e Ali Pashës, e cila është drejt përfundimit të restaurimit.

Rama ndërkohë gjatë bisedës me Peçin, tha se me këtë investim, Tepelena kthehet në një pikë kyçe. Më tej kryeministri kujton edhe një batutë me golikun e Tepelenës, i cili kishte thënë se këtë nuk e bëri dot as komandanti i madh. Në këtë moment ndërhyri Peçi, duke thënë se nuk e bëri komandanti i madh, por “e bëri komandanti im”.

Biseda e plotë

Rama: Të kujtohet atëherë kur erdha atëherë në Kurvelesh, dhe dolën ata që këndonin aty dhe më thotë ai gjiganti “aman mos e thuaj këtë se as komandanti i madh se bëri dot…

Tërmet Peçi: Po ja që s’e bëri komandanti yt, po e bëri komandanti im

Rama: Unë i thashë kjo do të bëhet, edhe dalja në det e Tepelenës, lidh komplet gjithë qarkun e Gjirokastrës në një kohë brenda ditës me Himarën, kështu që paketa turistike bëhet e plotë dhe t’i nga xhep false kthehesh në pikë kyç. Ishe xhep false kur u bëre kryetar Bashkie. Kishe një grumbullim banesash në anë të një shtegu dhish, por në vend të dhive ke pasur makina. Ja si është bërë tani.

Tërmet Peçi: Në se me lejon, do thoja që kryetar bashkie më të mirë se unë ka pasur dhe do të ketë, por kryeministër që të marrë përsipër dhe të bëjë realitet, gjithë këto vepra nuk ka. Kjo është gjë që duket.

Rama: Po lëri këto

Më pas, numri një i maxhorancës ka vijuar vizitat edhe në bizneset pranë, duke inspektuar edhe nga afër një baxho e një bujtinë të ndërtuar nga  një banor i zonës. 

 (g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama inaugurohet bypassi i tepelenes rama me termet pecin edi rama inaugurohet bypassi i tepelenes rama me termet pecin

Sondazh

Poll