Bota

Sulmohet punonjësi i sigurimit të Spitalit të Gjakovës, nuk lejoi tre persona që të vizitojnë pacientin pas orës 21:00

13 Korrik 2020, 15:51 Nga DOSJA
Sulmohet punonjësi i sigurimit të Spitalit të Gjakovës, nuk

GJAKOVË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një natë më parë në Kosovë, mes kësaj situate të vështirë të Covid-19.   Nga mediat vendase mësohet se një pjesëtar i sigurimit të Spitalit të Përgjithshëm në Gjakovë është sulmuar fizikisht mbrëmë nga tre qytetarë.

Sa i përket kësaj çështje të vështirë ka reaguar edhe Drejtori i Spitalit, Hilmi Shala, i cili ka dhënë më shumë detaje.

Shala është shprehur se sigurimi është sulmuar pasi nuk i ka lejuar që të hyjnë brenda tre persona, të cilët donin që ta vizitonin një të hospitalizuar pas orës 21:00 të datës 12 korrik.

“Kanë ardh tre persona me hy brenda në ora 21:30 dhe sigurimi nuk i ka lejuar sepse rreptësisht ndalohen vizitorët në këtë kohë. Policia ka marrë masa menjëherë.”- ka deklaruar Shala.

Ndërkohë për këtë rast ka dhënë detaje edhe vet Spitalit, i cili ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Me datën 12.07.2020, rreth orës 21.30, është fyer, ofenduar dhe është sulmuar fizikisht në vendin e punës një stafi i sigurimit te spitalit,nga ana e disa qytetarëve. Personi i sulmuara ka pësuar lëndime trupore. Rasti në fjalë është njoftuar në polici dhe presim që të ndërmerren veprimet e nevojshëm nga organet kompetente.”- shkruhet në njoftim.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kosove kosove

Sondazh

Poll

Bota 13 Korrik 2020, 15:29

ZVICËR– Qindra shqiptarë nëpër  botë kanë arritur suksese në fusha të ndryshme duke bërë shqiptarë jo vetëm familjarët, por gjithë vendin ku ato janë rritu...