Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Komisioni hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, do të mblidhet sërish ditën e premte, ku do të paraqiten raportet paraprake nga të dy palët. Kreu i Komisionit, Ulsi Manja,u shpreh, se Komisioni e ka përfunduar tashmë hetimin administrativ, por nga deputetët u kërkua një raport paraprak, përpara se të përpilohej raporti final.
Nga votimi në mbledhje, u vendos, që realtore për mazhorancën do të jetë Klotilda Bushka, ndërsa për opozitën e re, Halit Valteri, ndërsa u la si afat dita e premte për prezantim. Më pas, 3 ditë më vonë do të hartohet edhe raporti final, i cili do t’i dorëzohet Kuvendit.
Në fillim të mbledhjes, Manja tha se raporti do të jetë gati më 18 korrik, por deputeti Bashkim Fino kërkoi më shumë kohë.
Gjatë mbledhjes, pati edhe një përplasje mes kreut të Komisionit, Ulsi Manja dhe deputetit Alban Zeneli. Ky i fundit u shpreh, se komisioni po shkon në traditën e të tjerëve ku nuk ka pasur gjetje paraprake, ndërsa përsëriti edhe njëherë qëndrimin e opozitës së re, e cila ka qenë kundër shtimit të objektit hetimor. Manja ndërkohë u përgjigj, se Komisioni e ka të përcaktuar objektin dhe kërkohet një analizë teknike.
Komisioni hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, ka marrë në shqyrtim dekretin e Metës për shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit, si dhe veprimet e tij për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.
Pak ditë më parë Komisioni i Venecias publikoi raportin përfundimtar për emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Sipas Venecias, Presidenti nuk ka shkelur Kushtetutën në procedurën e tij dhe me faj bëhet KED, pasi sipas Komisionit ka vepruar në fshehtësi dhe nuk ka qenë transparente. Po ashtu Venecia kërkoi dhe bashkëpunim mes palëve për vijimin e punës për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Pas deklaratës së Komisionit, Meta dhe Ruçi zhvilluan një takim dhe u zotuan se do të vijonin punën së bashku.
Ndërkohë nga ana e maxhorancës ka pasur ‘zbutje’ në lidhje me kërkesën për të shkarkuar Presidentin Ilir Meta. Vetë Ulsi Manja u shpreh se ka parë reflektim tek Meta.
(f.m/g.sh./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Deputetët e opozitës së re kanë shpallur “fitoren” për votimin në parimë të kërkesave të tyre për ndryshimin e Kushtetutës. Ylli Shehu, i cili njih...
TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i ftuar dje nga Fondacioni “Qemal Stafa” ka folur lidhur me të ardhmen e Partisë Socialiste dhe zgjed...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha e ka nisur këtë të dielë me një shprehje të ish-presidentit të SHBA-së, Ronald Regan.Basha ka publikuar në rrjetin e tij...
TIRANË-Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al ka si lajm të parë parashikimin e bërë nga analisti Lore...
Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama dhe Partia Demokratike, replikuan sërish sot në distancë pas deklarimit të djeshëm të kreut socialist për të mbështetur propo...
TIRANË– Prej ditësh politika shqiptare, për të cilën duket se nuk ka pushime, “zien” nga zhvillimet. Por kur të gjithëve u ka mbetur në mendje, pakti që kr...
TIRANË– Isa Mustafa, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka rezultuar i infektuar me Covid-19. Përmes një statusi në rrjetet sociale, ishte vetë Mu...
TIRANË– Kur u duk se ujërat politike u qetësuan një krizë e re duket se po troket. Një fakt të tillë e paralajmëron firmëtari i marrëveshjes së 5 qer...
TIRANË– “E di që disa politikanë në këtë vend nuk janë dhe shumë të kënaqur me mua, sepse duhet t’i kisha nxjerrë më në pah sipas tyre gabimet e qeverisë. ...