Aktualitet

Vetëm pak metra larg hotelit ku u vra Lika e Gjergji, qëllohet me armë brenda makinës së tij Vasil Çela, plumbi e kapi në

13 Korrik 2020, 15:44 Nga DOSJA
Vetëm pak metra larg hotelit ku u vra Lika e Gjergji, qëllohet me

KURBIN– Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mesnatën e djeshme, pak metra larg hotelit ku mbetën të vrarë Bujar Lika dhe Paulin Gjergji. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se gjatë natës është plagosur në dorë edhe një 40-vjeçar, i identifikuar si Vasil Çela (Rama).

Të njëjtat burime bëjnë me dije se 40-vjeçari është qëlluar teksa po kalonte me mjetin e tij në mbikalimin e autostradës së Fushë Gjormit.

I riu, banues në Fushë Gjorm është dërguar që në atë moment në spitalin e Traumës për mjekim por ka dalë paraditën e sotme. Sipas Policisë, ende nuk është përcaktuar se me çfarë është shkaktuar plaga në dorën e Çelës dhe se vetë i dëmtuari ka mohuar që është qëlluar me armë zjarri.

Edhe pse nuk ka dhënë asnjë detaj lidhur me plagosjen e ndodhur, Policia ka shkuar në vendngjarje, ku edhe janë gjetur 5 gëzhoja, ndërkohë që ka nisur puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve. 

Gjithashtu të dhëna nuk ka as mbi të shkuarën e Çelës, duke lënë mister arsyet se përse kanë qëlluar për ta eliminuar.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kurbin plagoset vasil çela (rama) plagosje ne kurbin kurbin plagoset vasil çela (rama) plagosje ne kurbin

Sondazh

Poll