Aktualitet

Kapen 12.8 mln euro, përfundojnë para gjyqit edhe dy shqiptarë në Amsterdam

13 Korrik 2020, 13:10 Nga DOSJA
Kapen 12.8 mln euro, përfundojnë para gjyqit edhe dy shqiptarë

AMSTERDAM–  Ditën e sotme në Amsterdam ka nisur procesi kundër shtatë personave të akuzuar për trafik droge, mes tyre edhe dy shqiptarë.

Kujtojmë se në vjeshtën e një viti më parë, gjatë kontrolleve në kryeqytetin holandez, detektivët gjetën 12.8 milionë euro, një nga sasitë më të mëdha të parave të kapura ndonjëherë.

Nga ky operacion u vendosën nën pranga 7 persona, përveç dy shqiptarëve edhe dy gra nga Kolumbia, një burrë nga Zelanda e Re dhe një tjetër nga Maroku.

Të dyshuarit u arrestuan në katër rajone të ndryshme të Amsterdamit, me sasi të mëdha parash të gjetura në kontrollet që u zhvilluan në pesë shtëpi.

Nga të dhënat e policisë thuhet se banda drejtohej nga njëra prej kolumbianeve, 52-vjeçare e cila ishte banuese prej pak kohësh në Holandë.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet amsterdam dy shqiptaret e arrestuar ne amsterdam amsterdam dy shqiptaret e arrestuar ne amsterdam

Sondazh

Poll