Aktualitet

Grushtoi gardianin, izolohet i dënuari Mikel Thani, i riu nga Shkodra që plagosi familjen e krushqve se s’donin t’i jepnin

13 Korrik 2020, 12:51 Nga DOSJA
Grushtoi gardianin, izolohet i dënuari Mikel Thani, i riu nga Shkodra

SHKODËR– I dënuari Mikel Thani është futur në dhomën e izolimit pasi akuzohet se ka dhunuar një efektiv.

Mësohet se Thani ka grushtuar një nga gardianët në burgun ku ai po vuan dënimin për plagosje të trefishtë.

Në ngjarje kanë ndërhyrë edhe gardianët e tjerë, të cilët Thani i kundërshtuar gjithashtu me forcë.

Izolimi i të dënuarit Mikel Thani u bë me urdhër të Drejtorit Të Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismajlit.

Mikel Thani u prangos në muajin janar të vitit 2015. I riu ishte fejuar prej një viti me një vajzë që I përkiste familjes Guri, banuese në lagjen Kiras, në Shkodër. Por kjo fejesë u prish dhe Vta Guri, babai i vajzës nuk pranoi që t;ja jepte vajzën Thanit. Kështu, i riu shkoi tek banesa e familjes Guri dhe qëlloi vjehrrën, Gjyste Guri, vjehrrin, Vat Guri, dhe mbesën e tyre, 12 vjeç, pas debatit të fortë që patën.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet izolohet mikel thani mikel thani izolohet mikel thani mikel thani

Sondazh

Poll