Aktualitet

DETAJET/ Dhunuan gratë, arrestohet në flagrancë dy burra në Tiranë

13 Korrik 2020, 13:43 Nga DOSJA
DETAJET/ Dhunuan gratë, arrestohet në flagrancë dy burra në

KAVAJË- Dy burra 35 dhe 54 vjeçar janë arrestuar sot, pasi akuzohen se kanë dhunuar gratë në banesë. Në një njoftim për mediat, Policia shkruan se arrestimi është bërë nga oficerët e Komisaritatit Kavajë. 

Mësohet se prangosja e tyre është bërë në flagrancë dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Dhuna në familje”.

NJOFTIMI I PLOTË

Ushtruan dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshorteve të tyre, arrestohen në flagrancë 2 shtetas. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit SH. N., 35 vjeç, pasi në lagjen nr. 4 Kavajë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, në prani të fëmijëve të tyre të mitur.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. K., 54 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Dhuna në familje”.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dhune ne familje policia kavaje dhune ne familje policia kavaje

Sondazh

Poll