Aktualitet

Manastirliu vizitë tek “Shefqet Ndroqi”: Do kthehet sërish në COVID2, qytetarët të zbatojnë masat

13 Korrik 2020, 14:06 Nga DOSJA
Manastirliu vizitë tek “Shefqet Ndroqi”: Do kthehet sërish

TIRANË- Ministrja e Shëndetësië, Ogerta Manastirliu, ka zhvilluar sot një vizitë në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë dhe ka njoftuar se kanë nisur përgatitjet për ta kthyer atë në spital COVID2. Në një video të publikuar në mediat sociale, ministrja shprehet se do të forcohen kapacitetet spitalore dhe në terapinë intensive.

Ajo më tej shton se stafet mjekësore janë në gatishmëri dhe u bën thirrje qytetarëve që të mbajnë distancën, maskat dhe të ruajnë higjienën personale dhe kolektive.

“?#COVID19 Në spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, ku kanë nisur përgatitjet për t’u kthyer në spital COVID2, nisur nga fluksi i shtuar i pacientëve të prekur nga COVID19.

Po forcojmë kapacitetet spitalore edhe në terapinë intensive, për të përballuar numrin në rritje të të prekurve. Stafet mjekësore janë në gatishmëri por një thirrje për çdo qytetar për respektimin e rregullave: 1️ Mbani distancën 2️ Vendoseni maskën 3️ Ruani higjienën personale dhe kolektive #BASHKË kundër #COVID19”, shkruan ministrja.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet covid2 koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 ogerta manastirliu spitali “shefqet ndroqi” covid2 koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 ogerta manastirliu spitali “shefqet ndroqi”

Sondazh

Poll