Aktualitet

Zjarrfikësit fitojnë betejën me flakët në malin e Gjallicës, në ndihmë edhe banorët e zonës

13 Korrik 2020, 15:27 Nga DOSJA
Zjarrfikësit fitojnë betejën me flakët në malin e

KUKËS- Në orët e vona të mbrëmjes së sotme, vatra e zjarrit në Malin e Gjallicës u aktivizua sërish, duke u favorizuar nga era. Për fat të mirë, zjarrfikësit arritën që të fitonin betejën me flakët. Në ndihmë të tyre erdhën edhe banorët e zonës, por edhe punonjës të ndërmarrjes së shfrytëzimit pyjor.

Katër ditë më parë, mali i Gjallicës u përfshi nga flakët. Mbrëmjen e djeshme, pas 30 orësh në luftë me flakët, zjarrëfikësit arritën që të shuanin flakët. Mirëpo kjo situatë zgjati vetëm për disa orë, pasi vatra u riaktivizua sërish.

Dosja.al solli pamjet nga vendi i ngjarjes, ku një numër i madh pishash u dogjën. Banorët e zonës arritën të fiknin zjarrin me mjete rrethanore. Ata kërkuan ndihmë nga ajri, por autoritetet vendase nuk reaguan. Dyshohet se zjarri është vënë në mënyrë të qëllimshme nga persona ende të panjohur.

(g.sh./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjallice kukes zjarr ne malin e gjallices gjallice kukes zjarr ne malin e gjallices

Sondazh

Poll