Aktualitet

Meta ktheu ligjin në Kuvend, Manastirliu: Nuk tërhiqemi, gjoba ndaj mediave që shkelin rregullat e COVID-19

13 Korrik 2020, 15:42 Nga DOSJA
Meta ktheu ligjin në Kuvend, Manastirliu: Nuk tërhiqemi, gjoba ndaj

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, është shprehur e vendosur për miratimin e ligjit që ndëshkon mediat, të cilat nuk respektojnë masat kundër COVID-19. Në një intervistë në emisionin “Top Talk” në Top Channel, ministrja tha se ligji i gjobave ndaj mediave, të cilat shkelin protokollet e vendosura gjatë pandemisë, nuk do të ndryshojë, duke pasur parasysh se kjo është në të mirën e shëndetit të qytetarëve.

E para ne jemi të vendosur të marrim të gjitha masat e nevojshme me qëllim kufizimin e përhapjes së infeksionit. Mediat aktivitetet e tjera të biznesit dhe ata të cilët ofrojnë shërbim për qytetarët, do të duhet që të zbatojnë këto protokolle dhe ne jemi të vendosur, për të zbatuar deri në një dhe të mos kenë tolerancë në zbatimin e tyre. Besojmë që kjo është në funksion të shëndetit të qytetarëve, shëndetit të të gjithëve, ndaj fakti që vendosim rregulla dhe forcojmë ligje dhe instrumenta ligjorë, është vetëm për të mirën e shëndetit tonë”, u shpreh ministrja.

Më herët Presidenti Ilir Meta, me anë të një dekreti njoftoi krihimin e ligjit në Kuvend me arsyetimin se nuk mund të vendosen gjoba ndaj mediave. Meta dhe më një postim në mediat sociale u shpreh se nuk do të dekretojë asnjë rregull të ri që cenon liritë dhe të drejtat kushtetuese të njeriut, veçanërisht të mediave.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjoba ndaj mediave ilir meta masat kunder covid 19 ogerta manastirliu gjoba ndaj mediave ilir meta masat kunder covid 19 ogerta manastirliu

Sondazh

Poll