Aktualitet

Doli kundër Veliajt, publikohet tenderi i dyshimtë i Rektorit të UBT-së

5 Prill 2019, 16:38 Nga DOSJA
Doli kundër Veliajt, publikohet tenderi i dyshimtë i Rektorit të

TIRANË- Universiteti Bujqësor i Tiranës ka shpenzuar 600 mijë dollarë për të ndërtuar një mur rrethues, i cili në pjesën më të madhe të gjatësisë së tij është më pak se gjysmë metër i lartë. Sipas Agjencisë së Porkurimeve Publike, tenderi mban firmën se Rektorit të UBT-së, Bahri Musabelli është zhvilluar në qershor të vitit të kaluar.

Sipas dokumentave zyrtare nga Agjencia e Prokurimit Publik, tenderi për ndërtimin e murit rrethues të UBT është zhvilluar në 21 qershor të vitit të kaluar dhe fondi limit i përcaktuar ishte 62.7 milionë lekë ose 627 mijë dollarë amerikanë pa përfshirë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.

Sipas dokumentave, në tender kanë marrë pjesë gjithsej 8 kompani. Por UBT duket se nuk ka shpallur fituese as ofertën e parë më të ulët, as 4 të tjerat pas saj, por ja ka dhënë tenderin kompanisë Shpresa sh.p.k, e cila për nga oferta ekonomike ishte renditur e gjashta.

Sipas APP, oferta më e ulët në tenderin për ndërtimin e murit rrethues të Universitetit të Kamzës është dhënë nga kompania Viante Konstruksion me vlerë 421 mijë dollarë. Pas kësaj kompanie janë renditur katër të tjera me oferta nga 450-500 mijë dollarë, por edhe këto janë skualifikuar ashtu si e para.

UBT ka shpallur fituese kompaninë Shpresa sh.p.k, e renditur në vendin e gjashtë e cila ka ofruar një cmim prej 523 mijë dollarë pa TVSH ose 640 mijë dollarë duke përfshirë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar për ndërtimin e një muri gjysmë metri të lartë dhe një porte hyrëse.

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bahri musabelli rektori i ubt tenderi i dyshimte i ubt-se universiteti bujqesor i tiranes bahri musabelli rektori i ubt tenderi i dyshimte i ubt-se universiteti bujqesor i tiranes

Sondazh

Poll