Aktualitet

Rama konfirmon Gjicin në Kukës, PD e pret me protestë, përplasje me policinë (Foto+VD)

5 Prill 2019, 12:14 Nga DOSJA
Rama konfirmon Gjicin në Kukës, PD e pret me protestë,

KUKES– Përplasje mes policisë dhe mbështetësve të partisë Demokratike në Kukës. Dosja.al ka mësuar se mbështetësit e PD i kanë bllokuar Rrugën e Kombit, aty ku pritej të kalonte kryeministri Edi Rama, por ky i fundit për të shmangur përplasjen, zgjodhi të vinte në Kukës me helikopter. Mbështetësit e PD janë konfliktuar me policinë, ndërkohë që disa prej tyre janë shtyrë me uniformat blu. Më herët, ish-kryeministri Sali Berisha publikoi një video, ku pretendon se Rama në Kukës shoqërohet nga 1200 policë. Vizita e Ramës në Kukës vjen në kuadër të aktivitetit “Bashkia që duam”. I përfoluri kryesor për bashkinë e Kukësit, Safet Gjici, gjithashtu është shprehur se në vizitën e Ramës në Kukës do të zyrtarizohet nisja e punës për aeroportin e Kukësit. Kryeministri shoqërohej nga ish-ministri Ilir Beqaj, dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Zhvillimet orë pas ore nga vizita e Ramës në Kukës

Ora 15:54- Kryebashkiaku Shehu: Turp, po mashtron qytetarët me shifrat e aeroportit

Kryebashkiaku i Kukësit, Bashkim Shehu bashkë me mbështetësit e PD-së janë nisur drejt aeroportit, ku kryeministri Edi Rama zhvilloi takimin në kuadër të turit “Bashkia që Duam”.Sipas Shehut, ky është një mesazh për t’i thënë që nuk ishte i mikpritur.

Ora 15:45-Pas takimit të Ramës, protestuesit shtyhen dhe përplasen me policinë

Në përfundim të takimit të kryeministrit Edi Rama me qytetarët në Kukës, ka vazhduar protesta e opozitës në këtë qytet. Qytetarët janë konfortuar me policinë, pasi kjo e fundit, ka ndaluar protestuesit që të hyjnë në aeroportin e Kukësit, aty ku Rama po zhvillonte takimin me qytetarët.

Ora 14:47-‘Do marrim Kukësin’/ Protestuesi i PD i përgjigjet Ramës: Të marri kë të dojë, nuk fiton dot këtu

Kryeministri Edi Rama po pritet me protesta në vizitën e tij në Kukës. Shumë herë ka deklaruar se PS do të fitojë bindshëm edhe në qytetin e Kukësit, i cili konsiderohet një bastion i djathtë.  Megjithatë njëri prej protestuesve nuk mendon kështu dhe ka thënë sot se Rama është i humbur në Kukës.

Ora 14:42- Kuksianët shkojnë tek aeroporti për të pritur Ramën, si zbresin nga mali për të protestuar ardhjen e kryeministrit (Foto)

Të tjera pamje vijnë nga qyteti i Kukësit, ku kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë një takim në kuadër të turit “Bashkia që duam”.

Protestuesit kanë lëvizur nga Rruga e Kombit, drejt aeroportit të Kukësit, ku është paralajmëruar se do të kalojë Rama, pasi të zbresë nga helikopteri.

Ora 14:10-Përplasje mes policisë dhe protestuesve, qytetari: Rama, kriminel

Mbështetësit e PD kanë bllokuar rrugën e Kombit, dhe janë përplasur me policinë. Njëri prej tyre ka thënë se Rama nuk pritet me buqeta me lule.
Protestuesi: Një kriminel si Edi Rama nuk pritet me buqetë me lule.
Policia: Hapeni rrugën.

Ora 13:28- 1200 policë shoqërojnë Ramën në Kukës”, Berisha publikon videon

Lidhur me vizitën e Ramës, ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka publikuar një video ku sipas tij 1200 policë shoqërojnë pasardhësin e tij në Kukës.

 

Mbi 1200 police shoqerojne Edvin Urrejtesin ne Kukes! sb

Posted by Sali Berisha on Friday, 5 April 2019

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet demokratet e kukesit edi rama protesta e pd ne kukes rama ne kukes demokratet e kukesit edi rama protesta e pd ne kukes rama ne kukes

Sondazh

Poll