Aktualitet

Bulqizë/ U shpërthen granata në duar vdes 11-vjeçari, e motra niset me helikopter drejt Tiranës

5 Prill 2019, 13:36 Nga DOSJA
Bulqizë/ U shpërthen granata në duar vdes 11-vjeçari, e

BULQIZË- Një fëmijë ka vdekur dhe një tjetër ka mbetur i plagosur pas një shpërthimi të një grantate. Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Bulqizë, ku fëmijët ishin duke lujatur në fshatin Koçaj, vend në të cilin dhe banonin.

Policia në njoftimin paraprak deklaroi se kishim të bënim me plagosjen e dy të miturëve, por pak minuta më vonë u mësua se djali kishte ndërruar jetë. 

Më tej uniformat blu bëjnë me dije se të miturit ish duke luajtur dyshohet granata ka plasur ku për pasojë i mituri 11-vjeçar ka humbur jetën ndërsa e motra është transportuar për në spital.

Burime i thanë Dosja.al se dy fëmijët janë motër e vëlla me njëri-tjetrin, ku djali 11 vjeç ka humbur jetën, ndërsa vajza vetëm 9 vjeçe është nisur me helikopter drejt Tiranës, për të marrë një mjekim më të specializuar se pasi ka marrë plagë të rënda.

Më tej mësohet se kanë qenë dy granata që janë gjetur nga fëmijët, por vetëm njëra ka shpërthyer duke shkaktuar dhe tragjedinë.

Në fshatin Koçaj- Fushë Bulqizë, dy fëmijë të mitur (motër dhe vëlla, 9 dhe 11 vjeç) kanë gjetur një granatë në një përrua, të cilët duke luajtur dyshohet granata ka plasur ku për pasojë i mituri 11-vjeçar ka humbur jetën ndërsa e motra është transportuar për në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, shkruan Policia në njoftimin paraprak.

Forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të saj.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fushe bulqize granata i merr jeten femijes plagose 7 vjecarja tragjedia ne bulqize fushe bulqize granata i merr jeten femijes plagose 7 vjecarja tragjedia ne bulqize

Sondazh

Poll