Aktualitet

Do hakmerrej për masakrën e Zelandës së Re, arrestohet shqiptari në SHBA që bashkëpunonte me ISIS (EMRI)

5 Prill 2019, 13:56 Nga DOSJA
Do hakmerrej për masakrën e Zelandës së Re, arrestohet

TIRANË- Një shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është arrestuar nga Policia pasi akuzohet për terrorizëm. Mediat amerikane bëjnë me dije se shqiptari banonte në SHBA dhe ishte vënë në përgjim për shumë kohë. Më tej shtohet se në përgjimet ai rezultonte se fliste me ISIS dhe dëshironte të kryente sulme.

Ai dëshironte që hakmerrej për sulmin ndaj myslimanëve në Zelandën e Re, ku humbën jetën 51 persona. NBC News shkruan se shqiptari i arrestuar është Fabjan Alameti 21 vjeç dhe ndaj tij rëndojnë zyrtarisht akuzat për përdorim të armëve pa leje, po ashtu ndaj tij rëndon dhe akuza për terrorizëm ndërkombëtar. Gjyqtari i kësaj çështjeje urdhëroi burgosjen e tij dhe kërkoi që të vijonin më tej hetimet.

Agjenti i FBI që kishte ndjekur këtë çështje në gjykatë paraqiti disa prova kundër 21-vjeçarit shqiptar që sipas tij i rëndojnë pozitat. Agjenti tregoi komente në Facebook të bërë nga shqiptari, që përkrahte ISIS-in dhe dëshironte të bashkohej me ta.

Më tej agjenti pas takimeve që kishte pasur me Alameti, kishte arritur të regjistronte biseda, ku shqiptari shprehte vendosmërinë për t’u bashkuar me ISIS, si dhe për të kryer sulme në SHBA, po ashtu kishte në plan që të hakmerrej për sulmin në Zelandën e Re.

“Do të sulmoj njerëzit rastësisht që të hakmerren për masakrën në Zelandë”, ishte shprehur shqiptari para agjentit të FBI-së.

Pak javë më parë në Zelandën e Re, një 28-vjeçar, ka hyrë në dy xhami dhe ka vrarë 51 persona. Brendon Tarrent e ka filmuar të gjithë masakrën me një kamer trupi dhe  të gjithë viktimat ishin mysliman duke u falur në xhami.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari i isis shqiptari ne shba shqiptari terrorist sulmi në zelandën e re arrestohet shqiptari i isis shqiptari ne shba shqiptari terrorist sulmi në zelandën e re

Sondazh

Poll