Aktualitet

Vrau për një borxh 30 mijë €, shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm

5 Prill 2019, 16:16 Nga DOSJA
Vrau për një borxh 30 mijë €, shqiptari dënohet me

ZVICËR- Vrasja ka ndodhur në vitin 2009, në Bonstetten të Zyrihut. Shtetasi shqiptar, sot 43 vjeçar ishte dënuar nga Gjykata e Qarkut e Zyrihut me burgim të përjetshëm për vrasjen e rëndë të kryer me ekzekutim. Shkak për vrasjen e kryer kishin qenë borxhet prej 30.000 eurosh që viktima i kishte vrasësit.

Në vendimin e saj të publikuar sot, Gjykata Federale e Zvicrës, si shkalla më e lartë e gjyqësisë së vendit, ka hedhur poshtë të gjitha pikat e ankesës së bërë nga i dënuari. Kështu, Gjykata Federale në vendimin e përmendur bën shpjegime të detajuara në lidhje me momentin e vrasjes gjegjësisht të vdekjes së viktimës.

Shqiptari i dënuar kishte pretenduar se në momentin e vdekjes së përmendur ai kishte qenë në Itali, gjë që ,sipas tij, e vërtetonin dëshmitë e telefonatave të kryera. Mbështetur në këtë, ai ka kërkuar lirim nga akuza për vrasje, rrezikim jete dhe shtrëngim.

Gjykata e Qarkut të Cyrihut, vendimin e saj lidhur me rastin, e kishte mbështetur në indiciet dhe deklarimet e ish mikeshës së dorasit. Ajo kishte qenë ulur në pjesën e pasme të asaj makine në të cilën viktima ishte qëlluar me armë, kështu që ajo kishte mundur të shihte gjithë rrjedhën e ngjarjes.

Tashmë i dënuari, e kishte marrë viktimën në makinën e tij, për të biseduar lidhur me borxhet që i kishte ai. Këto borxhe dyshohet të kenë qenë në lidhje me tregtinë me drogë. Biseda ishte përshkallëzuar duke u shndërruar në grindje. Dorasi kishte nxjerrë një armë dhe kishte qëlluar me të mbi burrin që ishte i ulur përkrah tij. Pastaj ai e kishte tërhequr viktimën tek një përrua.

Aktualisht shqiptari 43 vjeçar është duke e vuajtur një pjesë të mbetur të një dënimi me 10 vite burg në Itali, për një vrasje tjetër. Pasi ta ketë mbaruar, ai do të transferohet në Zvicër, ku, mbi bazë të dënimit tashmë të konfirmuar me heqje të përjetshme lirie, ai nuk mund të lirohet me kusht pa i bërë së paku 15 vjet burg.

Marrë nga Albinfo.ch

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet denimi i perjteshem denohet shqiptari ne zvicer gjykata e zyrihut vrasja e 2009 denimi i perjteshem denohet shqiptari ne zvicer gjykata e zyrihut vrasja e 2009

Sondazh

Poll