Aktualitet

Vettingu/ KPK lë ‘pezull’ kryeprokurorin e Sarandës, probleme në pasuri e profesionalizëm

5 Prill 2019, 13:34 Nga DOSJA
Vettingu/ KPK lë ‘pezull’ kryeprokurorin e Sarandës,

TIRANË- Kryeprokurori i Sarandës, Edison Ademi doli sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, në kuadër të Vetting-ut. Procesi i rivlerësimit ka filluar për të tre kriteret por është përfunduar vetëm për dy, pasurinë dhe aftësitë profesionale. Pjesë e trupës së gjyqtarëve ishin Genta Tafa Bungo, Lulëzim Hamitaj dhe Fildes Shuli. 

Sipas rezultateve të vettingut, me të cilat ai u ballafaqua sot, rezultoi se kishte folur në telefon me shtetasin E.M që e kishte hetuar për armëmbajtje si dhe kishte udhëtuar drejt Kosovës në 2014 me automjetin e një të hetuari për trafik droge. Sipas ILDKPKI, Ademi ka bërë deklarime të pasakta, rezulton të ketë fshehur pasurinë, si dhe të jetë kapur në konflikt interesash. Ai ka deklaruar se ka në pronësi një apartament banimi 130 m2 në Vlorë, të blerë në vitin 2012 për 45 mijë dollarë.

Vetë Ademi ishte i ashpër në përgjigjet e tija duke akuzuar ILDKPI se kishte shkelur ligjin dhe kishte cënuar sigurinë e tij, duke publikuar deklaratat e tij në media.

Edison Ademi kërkoi rihetim nga KPK, por kjo kërkesë u refuzua dhe më 9 prill ora 9:15 do të jepet vendimi nëse ai do të rikonfirmohet apo shkarkohet nga detyra.

Më herët KPK konfirmoi në detyrë gjyqtaren e apelit për krimet e rënda Albana Boksi, e cila rezultoi pa probleme për të treja komponentët e vetting.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edison ademi kpk vetingu edison ademi kpk vetingu

Sondazh

Poll