Aktualitet

Kukës/ Pas takimit të Ramës, protestuesit shtyhen dhe përplasen me policinë

5 Prill 2019, 13:42 Nga DOSJA
Kukës/ Pas takimit të Ramës, protestuesit shtyhen dhe

KUKES– Në përfundim të takimit të kryeministrit Edi Rama me qytetarët në Kukës, ka vazhduar protesta e opozitës në këtë qytet.

Qytetarët janë konfortuar me policinë, pasi kjo e fundit, ka ndaluar protestuesit që të hyjnë në aeroportin e Kukësit, aty ku Rama po zhvillonte takimin me qytetarët.

Ditën e sotme, kryeministri Rama nga Kukësi konfirmoi Safet Gjicin si kandidat të PS-së në qytetin verior.

Rama foli për taksën në Rrugën e Kombit dhe kërkoi falje për një vendim që e quajti të nxituar.

I shoqëruar nga Belinda Balluku dhe Ilir Beqja, shefi i qeverisë tha se PD është në një rrugë qorre e shoqëruar nga LSI.

(F.g./Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama protesta e pd ne kukes edi rama protesta e pd ne kukes

Sondazh

Poll