Aktualitet

Aksident në Durrës, 37-vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

5 Prill 2019, 15:39 Nga DOSJA
Aksident në Durrës, 37-vjeçari përplas për vdekje

DURRËS- Një aksident i rëndë ka ndodhur sot pasdite në qytetin e Durrësit, ku një i moshuar ka mbetur i vdekur. Sipas informacioenve që bëhen të ditura nga Policia mësohet se i moshuari ishte duke kaluar rrugën dhe është përplasur me një mjet.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën e Gjirit të Lalëzit pranë fshatit Radë, rreth orës 16:30. Mësohet se shtetasi E.Q.,37 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar këmbësorin me iniciale S.D., 87 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Durrës për veprime të mëtejshme. Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident në durrës arrestohet 37-vjecari gjiri i lalezit vdes i moshuari aksident në durrës arrestohet 37-vjecari gjiri i lalezit vdes i moshuari

Sondazh

Poll