Bota

Infektohet me koronavirus Presidentja e Bolivisë

10 Korrik 2020, 13:13 Nga DOSJA
Infektohet me koronavirus Presidentja e Bolivisë

BOLIVI– Jeanine Anez Chaves, presidentja e Bolivisë është infektuar nga koronavirusi.

Lajmin e ka bërë me dije vet presidentja përmes një njoftimi në rrjetin social  Twitter, ku shkruar se është infektuar me Covid-19.

“Unë kamë rezultuar pozitiv në testin për Covid19, jam mirë, do të punoj nga izolimi në shtëpi. Së bashku, le ta kalojmë këtë situatë.”-ka shkruar ajo.

Deri më tani në të gjithë territorin e Bolivisë janë infektuar 44.113, ku 1.129 prej tyre janë konfirmuar në 24 orët e fundit. Ndërsa raportohet se kanë vdekur në total 1.638 pacientë me Covid-19 që prej fillimit të shpërthimit të Covid-19.

Covid-19  shpërtheu në Kinë prej në fund të dhjetorit të 2019 e në mars të 2020 në mbarë botën, por Covid-19 vijon të jetë ende një kërcënim për botën. Deri më tani në gjithë globin janë infektuar 12,404,709 persona. Ndërkohë 557,743 të tjerë kanë humbur jetën. Lajm i mirë është se betejën me COVID-19 e kanë fituar 7,235,445 qytetarë.

Burimi:  lavozdelpueblo

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota jeanine anez chaves koronavirusi ne bolivi jeanine anez chaves koronavirusi ne bolivi

Sondazh

Poll