Bota

Përfundon takimi online Kosovë-Serbi/ Vuçiç: Prishtina na vendosi ultimatume

10 Korrik 2020, 10:42 Nga DOSJA
Përfundon takimi online Kosovë-Serbi/ Vuçiç: Prishtina

PARIS–  Takimi online mes Kosovës dhe Serbisë ka përfunduar, ndërsa mësohet se Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është shprehur se Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti vendosi ultimatume sa i përket dialogut duke këruar integritet territorial, njohje të ndërsjelltë dhe anëtarësim në OKB.

Ndër të tjera presidenti serb tha se nuk do i pranojë por më pas ka ndryshuar qasje dhe se do të diskutojë çdo hap për të përmirësuar marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Pala shqiptare doli me kërkesa të cilat janë: ruajtja e integritetit territorial dhe Kushtetutës së Kosovës, njohje e përhershme dhe e ndërsjellë, anëtarësimi në OKB. Unë thashë se gjithçka që është e pakuptimtë, po unë jam i gatshëm të flas dhe të bëj hapa të vegjël. Ne jemi të gatshëm të diskutojmë për të gjitha hapat që do të përmirësojnë marrëdhëniet midis njerëzve, rrjedhën e njerëzve, mallrave, kapitalit, por jo të pranojmë ultimatume. Kjo nuk është e mundur dhe realiste.”- deklaroi  Vuçiç.
Sot është mbajtur takimi online mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e liderëve të Bashkimit Europian. Në hapjen Samitit Presidenti Macron përshëndeti Vuçiç dhe Hotin për që po ndajnë me liderët e BE-së përgjegjësinë e dialogut, ndërsa shtoi se BE-ja do marrë në dorë dialgon. Vuçiç nuk pranoi ultimatumin e Prishtinës, ndërsa Hoti ka prezantuar 3 parimet kryesore, në të cilat thuhet se integriteti territorial i Kosovës është i pacenueshëm, dhe se Kosova kërkon një karrige në OKB. pas shtyrjes të një takimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor. Ky samit vjen pas anulimit të një takimi Kosovë- Serbi në SHBA më 27 qershor, si shkak i publikimi i aktakuzave për krime lufte ndaj presidentit Hashim Thaçi.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic avdullah hoti takimi kosove-serbi 10 korrik 2020 aleksander vucic avdullah hoti takimi kosove-serbi 10 korrik 2020

Sondazh

Poll

Bota 10 Korrik 2020, 09:36

Në Srebrenicë Evropa dështoi

“Në Srebrenicë Evropa dështoi,” thotë në një intervistë për DW Gudrun Steinacker. Ish-diplomatja, e cila ishte së fundmi Ambasadore e Republikës Fed...

Bota 10 Korrik 2020, 09:33

Sa raciste është policia gjermane?

Vdekja e afro-amerikanit George Floyd ka hapur edhe në Gjermani një diskutim për çështjet e racizmit dhe të dhunës policore. Sipas shumicës së politikanë...