Bota

Shtohen rastet e reja në Japoni/ Rimbyllen klubet e natës dhe baret në Tokio, shteti i dëmshpërblen

10 Korrik 2020, 13:04 Nga DOSJA
Shtohen rastet e reja në Japoni/ Rimbyllen klubet e natës dhe

JAPONI– Koronavirusi sa vjen dhe po përhapet në mbarë botën, ndërsa situata është përkeqësuar sërish në shumë vende ku u duk sikur virusi po largohej.

Ndërkohë në mediat e huaja është bërë me dije se klubet e natës dhe baret  në Tokio, Japoni do të paguhen për t’u mbyllur pasi kryeqyteti japonez regjistroi 224 raste koronavirus ditën e djeshme.

Ky është bilanci më i lartë ditor që prej fillimit të pandemisë.

Covid-19  shpërtheu në Kinë prej në fund të dhjetorit të 2019 e në mars të 2020 në mbarë botën, por Covid-19 vijon të jetë ende një kërcënim për botën. Deri më tani në gjithë globin janë infektuar 12,404,709 persona. Ndërkohë 557,743 të tjerë kanë humbur jetën. Lajm i mirë është se betejën me COVID-19 e kanë fituar 7,235,445 qytetarë.

Burimi: TheGuardian  

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne japoni tokio koronavirusi ne japoni tokio

Sondazh

Poll