Bota

Samiti në Paris/ Hoti: Territori i Kosovës dhe Kushtetuta të paprekshme, marrëveshja finale për njohje dhe karrige në OKB

10 Korrik 2020, 10:44 Nga DOSJA
Samiti në Paris/ Hoti: Territori i Kosovës dhe Kushtetuta të

PARIS– Në Samitin online në Paris, Kryeministri i Kosovës ka prezantuar 3 parimet kryesore, në të cilat thuhet se integriteti territorial i Kosovës është i pacenueshëm dhe s’mund të jetë pjesë e negociatave, rendi kushtetues i Kosovës nuk mund të preket dhe se marrëveshja finale me Serbinë duhet të jetë në përputhje të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Ndër të tjera  kreu i Qeverisë ka deklaruar se marrëveshja finale Kosovë-Serbi duhet të ketë si rezultat edhe fitimin e vendit  në OKB për Kosovën.

Hoti ka shtuar gjithashtu se duhet të zgjidhet edhe fati i personave të zhdukur dhe të vendoset drejtësi për të gjitha viktimat e të gjitha formave të dhunës që janë ushtruar nga Serbia gjatë luftës.

Lideri i Kosovës ka thënë se mbi bazën e këtyre parimeve dhe synimeve, Kosova është e gatshme që të vazhdojë tutje dialogun.

“Për Kosovën, marrëdhëniet fqinje me Serbinë vazhdojnë të mbeten një çështje shqetësuese. Ne kemi filluar procesin e dialogut në vitin 2011 të ndërmjetësuar nga Brukseli. Ne kemi arritur një numër marrëveshjesh. Ato që janë zbatuar kanë përmirësuar jetën e njerëzve në të dy vendet.Që nga fillimi i dialogut në vitin 2011, Serbia ka vazhduar të ndërmarrë fushata kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe duke lobuar kundër njohjes së Republikës së Kosovës nga shtetet e tjera.  Praktikat e tilla të dëmshme dëmtuan procesin e normalizimit të marrëdhënieve tona si dy vende të pavarura.  Gjatë rrjedhës së dialogut, Serbia nuk tregoi synime të vërteta për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.  Përkundrazi, Serbia e ka zgjatur procesin për të “blerë kohë” dhe për të vazhduar fushatat e tij kundër sovranitetit të Kosovës.  Praktika të tilla të ndjekura nga Serbia kanë çuar në një veprim të përgjegjshëm nga Kosova, siç ndodhi me vendimin e qeverisë së mëparshme për vendosjen e tarifës 100% për mallrat serbe.”– ka thënë Hoti.

Sot është mbajtur takimi online mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e liderëve të Bashkimit Europian. Në hapjen Samitit Presidenti Macron përshëndeti Vuçiç dhe Hotin për që po ndajnë me liderët e BE-së përgjegjësinë e dialogut, ndërsa shtoi se BE-ja do marrë në dorë dialgon. Vuçiç nuk pranoi ultimatumin e Prishtinës, ndërsa Hoti ka prezantuar 3 parimet kryesore, në të cilat thuhet se integriteti territorial i Kosovës është i pacenueshëm, dhe se Kosova kërkon një karrige në OKB. pas shtyrjes të një takimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor. Ky samit vjen pas anulimit të një takimi Kosovë- Serbi në SHBA më 27 qershor, si shkak i publikimi i aktakuzave për krime lufte ndaj presidentit Hashim Thaçi.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni avdullah hoti ne paris takimi kosove-serbi 10 korrik 2020 vucic ne paris avdullah hoti ne paris takimi kosove-serbi 10 korrik 2020 vucic ne paris

Sondazh

Poll

Bota 10 Korrik 2020, 09:36

Në Srebrenicë Evropa dështoi

“Në Srebrenicë Evropa dështoi,” thotë në një intervistë për DW Gudrun Steinacker. Ish-diplomatja, e cila ishte së fundmi Ambasadore e Republikës Fed...

Bota 10 Korrik 2020, 09:33

Sa raciste është policia gjermane?

Vdekja e afro-amerikanit George Floyd ka hapur edhe në Gjermani një diskutim për çështjet e racizmit dhe të dhunës policore. Sipas shumicës së politikanë...